Futboll Seria A Sport

2 FITORE NË NJË DITË/ Milani dhuron SPEKTAKËL, SUSO “magjik” (VIDEO)

Milan ka fituar miqësoren e parë sezonale, 2-0 ndaj Novara, zhvilluar në Milanello.

Një test pozitiv për të besuarit e trajneri Gattuso, që pasi fituan të drejtën për të luajtur në Europa League, nga vendimi i marrë nga KAS në mesditë, fitoi edhe në fushën e lojës, në saj të dy golave në pjesën e parë.

Golin e parë e shënoi Suso, në minutën e 23-të, me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë shembullore.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë gjetën golin e dytë me anë të Calabria. Portieri nuk arriti të bllokojë goditjen e Kessie dhe i dha mundësinë mbrojtësit të shënonte me portën e boshatisur.

https://www.youtube.com/watch?v=edr4WCaMDUg

Related posts

Berisha shënon dy gola në fitoren e madhe të Salzburgut kundër Dortmundit

Q.Autor

E BUJSHME/ Barcelona merr dëmshpërblim, dëmtimi i Dembele i kushton 20 mijë euro në ditë FIFA-s

Delo.autor

ANGLI-KROACI/ Presidentja kroate: S’e di a kam mjaftueshëm PARA për ta…

Isa.Autor

Leave a Comment