Futboll Premier League Sport

DILEMA E GUARDIOLËS/ Nis “telenovela” Sterling, rinovimin apo largimin nga Man City…

Raheem Sterling dështoi në Kupën e Botës 2018, diçka që drejtuesit e Manchester City do të kenë parasysh në momentin që do të bisedojnë me përfaqësuesit e futbollit për rinovimin e kontratës.

Sterling i shtyu bisedimet pas veprimtarisë në Rusi, me synimin që kërkesat e tij të ishin më të larta, pas një paraqitje të mirë në Botëror, por tani situata ka ndryshuar.

Aktualisht, Sterling, që ka një kontratë deri në qershor 2020, merr 200 mijë euro në javë. City është gati t’i rinovojë kontratën me të njëjtat kushte financiare, por lojtari do rritje page.

Vjet ai bëri sezonin më të mirë të karrierën me 23 gola për City, por nuk shënon për kombëtaren që nga nëntori 2015, kanë kaluar 1000 ditë nga hera e fundit.

Nëse Sterling nuk pranon rinovimin, atëherë drejtuesit e City do të mendojnë për shitjen e tij, për të mos e humbur me parametër zero.

Në këto kushte, i gjithë ky sezon do të jetë një “telenovelë” për të vendosur të ardhmen e sulmuesit.

Related posts

FEST ME SIMBOLIN E NDERIMIT USHTARAK/ Ja për kë ishte dedikimi i lojtarëve të Turqisë (FOTO)

Delo.autor

55 MILIONË EURO NË SEZON/ Manchester United arrin super marrëveshjen 5-vjeçare me

Delo.autor

MBYLL AVENTURËN NË RUSI/ Lojtari i Kombëtares i thotë lamtumirë Nizhnit: Ky është futbolli…

Delo.autor

Leave a Comment