Futboll Premier League Sport

A do të shkojë te Reali? Laudrup zbulon bisedën me Hazard

Eden Hazard do të largohet nga Chelsea për t’u bashkuar me Real Madrid, sipas ish-lojtarit londinez, Brian Laudrup. Transferimi i Cristiano Ronaldos për 88 milionë paund te Juventus ishte një lajm tronditës për tifozët madrilenë. Klubi “Los Blancos” ka lëvizur në këtë merkato për të afruar një tjetër sulmues cilësor, dhe natyrisht pas Neymar flitet që është Hazard.

Një numër lojtarësh janë përfolur për të zëvendësuar yllin portugez në “Santiago Bernabeu”, por ende drejtuesit e galaktikave nuk kanë konfirmuar interesin për asnjë sulmues, përveç Neymar. Por, Laudrup këmbëngul se Hazad do të nënshkruajë në kryeqytetin spanjoll, pas paraqitjes mahnitëse që bëri në Kupën e Botës në Rusi me Belgjikën, edhe pse nuk arriti dot finalen.

Në një prononcim për “Sportske Novosti” ai tha: “Unë kam biseduar me Eden Hazard disa ditë më parë, ai po përgatitet për një lëvizje në Real Madrid dhe kjo do të jetë shumë e mirë për të dhe Realin. Përsëri në Rusi ai tregoi se sa i vlefshëm është”.

27-vjeçari në një intervistë të dhënë më parë për Sport, la të kuptohet se mund të transferohet në Madrid.

“Unë mendoj se Reali është ëndrra e të gjithëve. Por, tani për tani, jam i fokusuar te Kampionat Botëror. Siç e kam thënë edhe 100 herë të tjera, unë jam te Chelsea dhe askush nuk më ka bërë një ofertë”.

Me ardhjen e Maurizio Sarrit në “Stamfrod Bridge”, situata në kampin blu pritet të përmirësohet. Mbetet të shohim nëse lojtari do të vazhdojë me londinezët apo do të largohet drejt Spanjës me kampionët e Champions League.

Related posts

Corvino: ndonjëherë disa drejtues të ekipeve të caktuara janë shumë të zymtë

Sadik.Autor

“SPIUNON” NGA BRAZILI PËR REAL MADRIDIN/ Vinicus Jr: Yjet ekipit nervozohen kur flasin për…

Delo.autor

Teuta – Flamurtari/ Durrsakët shumë pranë golit, Traore gabon i vetëm përballë portierit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment