Futboll Seria A Sport

EPISODET E FRIKSHME/ Presidenti i Argjentinës kërkon ta “mbysë” DHUNËN me…

Një ligj të për t’i dhënë një herë e mirë fund dhunës në futbollin argjentinas. Ky është premtimi i presidentit të Argjentinës, Mauricio Macri gjatë një konference për shtyp më kuadër të mbledhjes së G20 (vendeve më të zhvilluara në botë).

Dhuna e shfaqur më 24 nëntor, në prag të ndeshjes mes River Plate dhe Boca Juniors, e vlefshme për finalen e Kupës Libertadores, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediet sportive dhe jo vetëm, aq sa mbeti temë e rëndësishme edhe në takimin e krerëve të shteteve në të industrializuara. .

Tifozët e “milionerëve” të River Plate sulmuan autobusin e rivalëve të përjetshëm të Boca Juniors, duke plagosur 4 futbollistë. Për këtë arsye ndeshja e dytë finale u shty dy herë, për t’u zhvilluar tashmë më 9 dhjetor në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Këto ngjarje nxiti presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, të bëjë të ditur se shumë shpejt do të krijohet një ligj kundër dhunës në futboll.

Ndeshja e parë e finales së Kupës Libertadores, e zhvilluar në “La Bombonera” mes Boca Juniors e River Plate u mbyll 2-2.

Por, ky rezultat nuk do të ketë efekt në ndeshjen e dytë, pasi këtu goli në fushë kundërshtare nuk vlen, e gjithçka do të nisë nga 0-0. Nëse sfida mbyllet në barazim, atëherë skuadrat do t’u drejtohen kohëve shtesë, e nëse do të jetë e nevojshme, edhe serisë së gjuajtjeve të 11-metërshave.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME E YLLIT FRANCEZ/ Kriza Florentino-Raiola shkatërroi ëndrrën e Pogba, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Thiago Silva: Do doja të mbyllja karrierën tek klubi im i “zemrës”

Sadik.Autor

U vendosën tribuna shtesë por nuk mbushet as gjysma e stadiumit, lumë akuzash kundër FIFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment