Champions League Futboll Sport

Gareth Bale: Isha i zhgënjyer që nuk luajta titullar në finalen e Champions League

Në Eleven Bar & Grill në Cardiff, Gareth Bale i bëri të ditura ndjenjat e tij të vërteta në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it. Ish-trajneri Zinedine Zidane e la atë në stol dhe vendosi ta aktivizojë në pjesën e dytë. Me përfshirjen e Bale loja mori një rrjedhë tjetër me “Los Blancos”, që fituan 3-1 falë dopietës së uellsianit. Gjithsesi vendimi i francezit e ka hidhëruar shumë sulmuesin e Uellsit. “Isha e zhgënjyer, e kam thënë më parë, për mos qenë një titullar”, tha ai. “E dija që isha i aftë të isha i rëndësishëm në lojë dhe kështu ndodhi”, shtoi Bale. Gjithsesi impakti që ai pati në atë finale përgjithmonë do të mbahet mend nga fanast e Real Madridit dhe jo vetëm.

“Ishte e mrekullueshme për të shënuar atë gol, emocion i pastër, është një nga ato gjëra që bëni pa menduar, thjesht reagoni”, deklaroi ai për golin nga distanca. “Gjithmonë kam dashur të shënoj një gol me një goditje nga larg, por për ta shënuar atë në atë rast ishte e jashtëzakonshme, patjetër që ishte vendi për ta bërë këtë. Unë shkova me pushime më pas dhe u përpoqa të shkëputesha, kështu që nuk e kam parë shumë herë. Por nëse nuk i provoni ato goditje, nuk mund të shënoni kurrë”, u shpreh 28-vjeçari. Bale ka tërhequr interesin e Man United, por edhe të Bayern Munchen, pas deklaratës se dëshiron të largohet nga Real Madridi. Gjithsesi me transferimin e portugezit Cristiano Ronalodo te Juventusi, uellsiani duket se ka ndryshuar mendje.

Related posts

MASHTRIMI I SHEKULLIT/ Kujtoi se ishte lidhur prej 13 vitesh me super modelen, volejbollistit të Italisë i zhdukin 700 mijë euro

Delo.autor

VDEKJA E GRUAS/ Prezantuesi kritikohet ASHPËR pas batutës që bëri për Ferdinand

Isa.Autor

NJË MOMENT GAZMOR/ Shokët e ekipit i vendosin gjarpër te dollapi, Neymar tromakset nga frika (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment