Futboll Gossip Sport

Aimee/ Femra “Vampire” konfirmon ngjarjen që skandalizoi një komb të tërë para Botërorit

E mbani mend zhurmën e madhe mediatike të krijuar rreth Meksikës një javë para fillimit të Botërorit? Festa e famshme “hot”, në të cilën kanë thuhet se kanë marrë pjesë 8 lojtarë të kombëtares dhe 30 vajza, ka zbuluar një nga protagonistët. Është Aimee Alvarez, një nga femrat e shumta që kanë marrë pjesë në atë takim të nxehtë, që ka skandalizuar një komb të tërë, duke e përçarë. Një pjesë ka kërkuar largimin e lojtarëve, pjesa tjetër ka dalë në mbrojtje të tyre.

Aimée Alvarez, “vampira natural”, siç e ka përshkruar veten në profilin e saj në Instagram, ka konfirmuar nëpërmjet Twitter-it se ka qenë një nga 30 vajzat që ka marrë pjesë në atë festë, por duke saktësuar se ajo që ka qenë një “escort” (shoqëruese). Gjithsesi, flitet për një ngjarje që ka bërë shumë bujë në vendin e Amerikës Qendrore, deri në atë pikë sa federata ka qenë e detyruar të bëjë një deklaratë për shtyp për të sqaruar pozicionin e saj në lidhje me natën e kaluar nga tetë futbollistët e “Tricolor”… Për të mos folur për faktin se Herrera, një nga liderët e skuadrës, ka bërë sherr me gruan e tij pasi gazetat kanë publikuar lajmin.

Pavarësisht gjithçkaje, Federata Meksikane e Futbollit nuk ka marrë asnjë masë, përkundrazi, ka folur për liri personale të lojtarëve. Nuk mund të ndëshkoheshin, sepse nuk kanë munguar në stërvitje, as në mbledhjet teknike, dhe as kanë punuar keq. Kundër prova ka ardhur me paraqitjen e bërë në Rusi 2018, me kualifikimin (e zakonshëm) në 1/8-at, për t’u eliminuar më pas nga Brazili i Neymar.

Duke parë zhvillimin e ngjarjeve, duket se federata ka pasur të drejtë: “vampiria” dhe koleget e saj nuk i kanë harxhuar shumë energji Meksikës, që në ndeshjen e parë të Kupës së Botës ka mundur Gjermaninë. Dhe, në përgjithësi, Botërori i Meksikës ka shkuar siç pritje. “Tricolor” është konfirmuar mes 16 më të mirave të botës dhe është larguar pa shumë pengje nga Rusia.

Por pyetja është: kush janë 29 vajzat e tjera që kanë tronditur Meksikën? Aimee është vetëm e para që ka bërë publike pjesëmarrjen e saj. Po të tjerat? Do të ruajnë anonimitetin? Apo, me kalimin e kohës, do të zbulohet formacioni i rreshtuar kundër tetë lojtarëve të Meksikës në atë festë të famshme?

Related posts

ITALI/ Java e 21 e Serie B, njihuni me të gjitha ndeshjet që zhvillohen mbrëmjen e sotme (FOTO)

Q.Autor

“NUK E SHOH BABAIN TIM PREJ 3 VITESH”/ Rrëfimi prekës i vajzës së ish-mesfushorit brazilian

Delo.autor

BONUSI NGA UEFA/ Teuta mbush arkat edhe me skenarin me të keq të mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment