Futboll Premier League Sport

Guardiola motivon Sane: Të tregojë se Low gaboi që e la jashtë Botërorit

Trajneri Pep Guardiola deklaron se mesfushori gjerman Leroy Sane duhet të harrojë zhgënjimin e mosgrumbullimit me kombëtaren në Kupën e Botës “Rusi 2018” por të shohë me optimizëm përpara. Madje trajneri mendon se kjo duhet ta karikojë edhe më shumë lojtarin, ta bëjë atë më të fortë në të ardhmen. “Leroy duhet të pranojë se ky vendim i Low do ta bëjë atë më të fortë, si njeri dhe si lojtar. Është ende shumë i ri, pas dy vitesh është radha e Europianit dhe pas 4 vitesh Botërori tjetër, ndaj ka kohë për të treguar në kombëtare vlerat e tij”, tha Guardiola.

“Botërori tashmë i përket së shkuarës, ndaj Leroy tani duhet të mendojë për sezonin e ri, të tregojë se është një kampion. Ai ka shansin që me City të tregojë se Low bëri një gabim që e la jashtë kombëtares. Unë jam i sigurt se do të jetë sërish një lojtar fantastik në fushë, duhet të përpiqet shumë dhe të ruajë nivelin që tregoi vitin e kaluar. Unë jam i lumtur që e kam sërish këtu”, tha Guardiola. Sane luajti 15 minuta në ndeshjen e International Champions Cup në takimin e humbur ndaj Borussia, por mesfushori gjerman ka vetëm dy ditë që i është bashkuar skuadrës së City.

Related posts

“TOKYO 2020″/ Franca, Gjermania dhe Argjentina jashtë turneut. Richarlison spektakolar te Brazili (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI – KUKËSI/ Llogaritë janë më se të pranishme në të dyja kampet

Isa.Autor

REALI S’HEQ DORË NGA OBJEKTIVI/ Por duhen 80 milionë euro për t’u ulur në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment