Futboll Sport

Ambicie prej ditës së parë, Reginaldo: Tek Kukësi për GOLA dhe TROFE

Një golashënues për të zëvendësuar një tjetër. Kukësi afroi Reginaldon si pasardhës të Sindrit Gurit, bomberit të shitur gjatë merkatos së verës te Ostende. Gjatë sezonit të kaluar të dy sulmuesit ishin në garën për “Kepucën e Artë”, një trofe që ndoshta Reginaldo mund ta synojë tashmë me veri-lindorët, pas 18 golave të shënuar në kampionatin e kaluar me Laçin.

Reginaldo

“Jam një lojtar më tepër për të ndihmuar skuadrën, do të jap më të mirën si kudo ku kam luajtur”.

Sulmuesi nga Mozambiku është përfshirë menjëherë me realitetin e ri. Edhe pse i është bashkuar ekipit vetëm prej pak orësh, Reginaldo është gati për sfidën që e pret përpara, të punojë fort për të shpërblyer besimin e klubit dhe të fitojë vendin në formacionin titullar, ndërsa nuk harron edhe Laçin.

Reginaldo

“Jam mirënjohës për këtë mundësi që ti bashkohem Kukësit, ky është një klub i madh. Jam gat të punoj fort dhe jam gati të luaj”.

28-vjeçari i ka të qartë objektivat. Arsyet që e bindën të zgjidhte Kukësin janë padyshim aktivizimi në Champions, ndoshta prej ndeshjes së kthimit me Karabakun, por edhe fitimi i trofeve që në Shqipëri i mungojnë.

Reginaldo

“Erdha këtu sepse ky është një prej klubeve më të mëdha në Shqipëri dhe luajnë gjithmonë për trofe”.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja kërkesa e pabesueshme që Spider-Man i bëri Mbappe-së (VIDEO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Dëmtohet rëndë në fytyrë, sportisti i UFC-së përfundon në spital (VIDEO)

Sadik.Autor

Lamtumirë Bayern Munich, Alaba në La Ligë?

Q.Autor

Leave a Comment