Futboll Premier League Sport

Lamtumirë Courtois/ Chelsea piketon portierin më të mirë në kampionatin anglez

Thibout Courtois afrohet gjithnjë e më shumë me skuadrën e Real Madrid, që duket se ka bindur blutë e Londrës për ta lënë të lirë portierin belg, pas ofertës prej 35 milionë eurosh që kanë bërë ditët e fundit. Transferimi end enuk është zyrtarizuar nga palët, por mediat britanike konfirmojnë se drejtuesit e Chelsea kanë nisur të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin. Në garë për të mbrojtur portën e Chelsea janë danezi Peter Schmeichel, që luan me Leicester dhe Joe Hart, që aktualisht ndodhet me Manchester City.

Schmeichel duket favorit, duke qenë se skuadra e Leicester sapo nënshkroi një marrëveshje me portierin Danny Ward, që erdhi nga Liverpool. Ky transferim i jep “OK”-in portierit të kombëtares daneze të largohet nga Leicester dhe të transferohet në “Stanford Bridge” sezonin e ardhshëm.

Por edhe Joe Hart është një kandidat serioz, duke qenë se e njeh mirë Premier League, është ish-portieri i kombëtares britanike dhe kërkon një shans për sezonit të fundit zhgënjyes me West Wam. Aktualisht ai ndodhet në Amerikë në fazën përgatitore që po bën skuadra e Manchester City, që ka kartonin e lojtarit (5 milionë stërlina).

Related posts

SFIDA NDAJ “DARDANËVE” PËR KATAR 2022/ I përhumbur në telefon, bomberi Ibrahimovic zbarkon në Kosovë

Delo.autor

DEKLARATA PAS HUMBJES BEFASUESE/ Emery: Champions është në dorën tonë

Delo.autor

MIQËSORE/ PSG-ja dështon në testin e parë sezonal, barazon me skuadrën e kategorisë së tretë

Delo.autor

Leave a Comment