Futboll Seria A Sport

Ançeloti telefonon Di Marian, ja çfarë i premton trajneri italian sulmuesit…

Karlo Ançeloti po mundohet të përdorë lidhjet e tij për të sjellë yje në Napoli. Ai është shfaqur mjaft i angazhuar në merkaton e klubit. Mediat italiane raportojnë se tekniku ka telefonuar Di Marian për ta bindur që të bashkohet me Napolin.

Ajo çka italiani i ofron argjentinasit është një rol prej lideri, një vend në formacion ku ai të ndihet mirë dhe sigurisht një kontratë afatgjatë, prej 4 vitesh. Di Maria pothuajse është i larguar nga PSG-ja, pasi mardhëniet me klubin francez nuk janë të mira.

Ai kërkohet edhe nga Interi, por problem mbetet paga. 10 milionë euro në sezon, në Itali nuk ti ofron asnjë.

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ Ndeshje spektakoalre në “Camp Nou”, realizohen 2 EURO GOLA për 8 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Për herë të parë sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet e Kupës

Q.Autor

ÇFARË REKORDI/ GOLI i tij ishte i padobishëm: MBAPPE më i mirë se MESSI

Isa.Autor

Leave a Comment