Futboll Seria A Sport

Ancelotti frenon NAPOLIN: CAVANI? Kam lojtarë fantastikë dhe të freskët…

Carlo Ancelotti është i kënaqur me javët e para në drejtimin e Napolit: “Jam i lumtur që mund të flas me lojtarët e mi në italisht, për të transmetuar emocionet e mia në gjuhën time”. Pastaj, referuar kalendarit, heq çdo justifikim:

“Është punë shansi, ne do të përballemi me të gjithë, më shpejt, apo më vonë. Unë duhet të them se kam gjetur një mjedis të madh jo vetëm për atë që ka të bëjë me lojtarët, por për të gjithë ata që punojnë për Napolin. Janë njerëz të aftë, punojnë shumë mirë. Deri më tani kam pasur argëtim dhe, kur unë kënaqem, ata janë gjithashtu të rrezikshëm”.

Një mendim i trajnerit të njohur italian edhe për merkaton: “Kam në dispozicion lojtarë fantastikë, jam me fat që t’i stërvit ata. Kësisoji, lojtarët nga ekipet e tjera nuk më interesojnë. Ka situata që po i vlerësojmë me klubin, pastaj do të vendosim. Nuk kemi asnjë emergjencë, ekipi është bërë i mirë dhe merkatoja do të mbyllet më 17 gusht. Do të jenë disa lëvizje për t’u bërë dhe, nëse është kështu, do t’i bëjmë ato me shumë qetësi”.

Një sqarim edhe rreth Inglese: “Ai mund të bëjë shumë mirë, është një djalë i përulur, modest. Kemi besim të madh tek ai. Bëri shumë gjëra të mira sezonin e kaluar. Ekziston konkurrencë, ndaj duhet ta fitoni vendin në formacion në rivalitet me të tjerët. Dua të shkoj në fund të sezonit me lojtarë të motivuar, kështu që të gjithë do të luajnë”.

Ancelotti nuk e ngarkon Milik me përgjegjësi: “Ai do të shënojë gola, por ekipi duhet të bëjë sa duhet për ta mbështetur, për ta ndihmuar në shënimin e golave”. Kundërshtimi i ultrasve karshi presidentit e habit atë si trajner: “Napoli është një klub, që ka pasur rritje të jashtëzakonshme në 12 vitet e fundit dhe ky është një fakt objektiv, që duhet t’i njihet presidentit De Laurentiis.

Këtu kam gjetur një ekip të freskët, me lojtarë të rinj në dispozicion. Kemi qenë në gjendje për të punuar shumë mirë, pa probleme”. Një krahasim i drejtpërdrejtë me atë që ndeshi te Bayerni, ku senatorët ishin ata, në fakt, që e larguan jashtë Mynihut.

Related posts

Pacquiao sqaron të vërtetën e ”divorcit” me trajnerin

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal barazon rezultatin, Xhaka ka peshë tek goli (VIDEO)

Delo.autor

ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ Nga porta në sulm, SAFET GJICI i kritikon të gjithë tek Kukësi

Isa.Autor

Leave a Comment