Futboll Premier League Sport

Anglia kërkon të thyejë mallkimin 10-vjeçar ndaj Kolumbisë

“Kemi 10 vjet që nuk arrijmë të fitojmë një ndeshje me eliminim direkt në eventet ndërkombëtare. Por ky është një rast i mrekullueshëm për të thyer këtë mallkim e tabu, për të shkuar me larg se ç’kanë bërë ekipet e tjera kombëtare, të cilat kanë edhe më shumë përvojë se ne”, ka deklaruar sot trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, që kërkon të karikojë skuadrën e tij në prag të ndeshjes që “3 luanët” do të luajnë ndaj Kolumbisë.

“Kolumbia është një rivale e fortë, një rival që e respektojmë. Ne duhet të ruajmë stilin tonë të lojës, mentalitetin tonë të të luajturit futboll, ashtu siç kemi treguar deri më tani në këtë turne. Duke treguar rezistencë dhe mbi të gjitha liri në lojën tonë”, tha më tej trajneri anglez, që nuk është aspak i trembur nga fakti se tifozët kolumbianë do të jenë më të shumtë në numër në stadium.

“Mezi i pres këto ndeshje. Kam parë dy herë ndeshjet e Kolumbisë në stadiumin e tyre, është vërtet si nëj festë karnevalesh. Por ne jemi Anglia, kemi shumë yje që do të dijnë të tregojnë vlerën e tyre dhe që nuk kanë problem presionin e sfidave të tilla. Mjafton të bëjmë lojën tonë, të ndjekim këshillat e dhëna dhe punojmë ashtu sikurse kemi bërë deri tani dhe do t’ia dalim mbanë”, u shpreh Gareth Southgate.

Related posts

Me KAFKË të thyer i shpëtoi VDEKJES: “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Isa.Autor

KRITIKON SKUANDRËN E ZEMRËS DHE TRAJNERIN CONTE/ Cassano: Kur je me një lojtar më shumë se kundërshtari dhe…

Delo.autor

ÇMENDURIA/ MOURINHO vazhdon të kërkojë mbrojtës, ja oferta marramendëse për të PANJOHURIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment