Futboll Seria A Sport

Arrihet marrëveshja/ Ja cili do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit…

Rikthimi i Leonardo te Milan është vetëm një hap larg. Ish-futbollisti brazilian ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e ri të klubit kuqezi dhe do të jetë përgjegjësi i sektorit teknik, kësisoj do të jetë supervizori i disa fushave, përfshi edhe atë të drejtorit sportiv, që është ende Mirabelli

Leonardo ka luajtur 124 ndeshje me Milan dha ka shënuar 30 gola. Në pesë sezone ai ka fituar dy trofe, një kampionat dhe një Kupë të Italisë.

Ai ka qenë edhe trajner i Milan për një sezon, duke u renditur në vendin e tretë të Serie A, ndërsa në Champions League nuk shkoi përtej 1/8-ve të finaleve.

Leonardo ka qenë edhe trajner i Inter, ndërsa për pesë vite ka qenë drejtori sportiv i Paris SG. Braziliani, që ka mbaruar shkollën e lartë për inxhinieri, flet pesë gjuhë të huaja…

Related posts

“NDIHEM SI NË SHTËPI TEK ARSENALI”/ 200 ndeshje në Premier Ligë, Xhaka: Jam shumë krenar

F.autor

PËRQAFIMET E TRAJNERIT NUK MUNGOJNË/ Klopp “zhduk” Shaqirin brenda xhupit, ja VIDEO që po “çmend” rrjetin

Delo.autor

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI/ Lichtsteiner nuk gjen rehat tek Arsenali, në verë “me valixhet në duar” për tek…

Delo.autor

Leave a Comment