Futboll Sport

Cristiano Ronaldo: E adhuroj tenisin, ja sportisti im i preferuar

Cristiano Ronaldo ka rrëfyer se i pëlqen sporti i tenisit, madje sulmuesi portugez është fotografuar disa herë duke parë ndeshjet e mëdha në turneun Masters të Madridit. Ndërkohë që, kohë më parë ka marrë pjesë edhe në një reklamë, ku ishte së bashku me tenistin spanjoll Rafael Nadal. E megjithatë, tenisti i tij i preferuar mbetet zvicerani Roger Federer.

“Sigurisht që tenisi më tërheq dhe e pëlqej si sport. Tenisti që preferoj më shumë është Roger Federer, është fitues, si unë. Kontrollon emocionet, është i përkryer në fushë dhe jashtë saj. Do të më pëlqente që një ditë të luaja së bashku me Roger”, ka thënë CR7, që sezonin e ri, pas 9 vitesh në Madrid, do të luajë me Juventusin në Serinë A.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Carles Puyol: “Pleshti” e merr përherë ekipin në shpinë, por nuk…

Delo.autor

EMOCIONE TË MËDHA/ Ditë e veçantë për LEGJENDËN e KOMBËTARES (FOTO)

Isa.Autor

YLLI BRAZILIAN KA NDRYSHUAR/ Neymar i habit të gjithë me veprimin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment