Futboll Sport

Atletico Madrid ka gati 20 milionë euro për sulmuesin e Milanit, pritet miratimi i Elliott

Vazhdojnë negociatat mes Milan dhe Atletico Madrid për Nikola Kalinic, i cili është paraqitur të premten në Milanello për grumbullimin e ekipit, në pritje të zhvillimeve të reja.

Qendërsulmuesi kroat, i dërguar në shtëpi nga kombëtarja e tij ndërsa ishte në Botëror, është një hap larg madrilenëve, të cilët janë gati
të plotësojnë kërkesën e kuqezinjve për 20 milionë euro.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur praktikisht dhe tani mbetet vetëm që të diskutohet për detajet. Gjithsesi, do të duhet të pritet pak ditë, duke parë se operacioni do të mund të mbyllet vetëm pas 21 korrikut, dita kur do të mblidhet asambleja e ortakëve për emërimin e këshillit të ri administrativ. Këto janë kohët që duhet të respektohen pasi klubi të kalojë në duart e Elliott.

Diego Simeone, gjithsesi, ka dhënë miratimin e tij për blerjen e lojtarit, i cili do të jetë një alternativë e vlefshme për Diego Costa dhe do t’i lejojë kuqezinjtë të mbushin arkat në prag të një merkato ë nuk do të jetë aspak e lehtë për shkak të Fair Play-it financiar.

Related posts

VIDEO/ Ronaldo totalisht jashtë forme, shikoni sa qesharak duket në fushë

Q.Autor

SUPER SFIDA CHELSEA-TOTTENHAM/ Tuchel dhe krahasimi Lukaku-Kane: Janë të ngjashëm në një gjë

Delo.autor

PSG-ja fiton penallti përballë Arsenalit, ja çfarë bën 20-vjeçari (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment