Futboll Sport

KUPA E BOTËS “RUSI 2018″/ Varan kundër Modriç, ekspertët e finaleve duan lavdinë

Mund ta quajnë edhe Varan “fatsjellësi”, sepse e gjithë Franca do të kapet pas tij për përballjen e sotme. Mbrojtësi i Realit është njeriu i finaleve sepse në karrierën e tij ka luajtur plot dhjetë dhe nuk ka humbur asnjë. Për këtë statistikë të veçantë, ai ka qenë i veshur me fanellën e madrilenëve. Edhe kur Franca ka arritur një akt të fundit në një kompeticion madhor, mbrojtësi nuk ka qenë aty për të ndihmuar.

Në finalen e Europianit të vitit 2016, “Gjelat” binin nën goditjet e Portugalisë, por Varan i dëmtuar nuk mundi të luante për të ndalur Kristiano Ronaldon me shokë. 25-vjeçari është një ekspert i ndeshjeve, teke, pa të ardhme, ku gjithçka vendoset në një maksimum prej 120 minutash. Me të në fushë, kur ka një trofe në lojë, gjasat janë që të ngrihet në qiell nga Varan. Tradita e djaloshit të lindur në Lilë nisi në vitin 2014 me një Kupë Mbreti, ku finalja diskutohej mes Realit dhe Barcelonës. Që nga ajo fitore, mbrojtësi nuk u ndal më kurrë, duke fituar Supërkupën e Europës dhe Botërorin për klube në 2016-ën, pa harruar edhe tre Champions-at radhazi në tri vitet e fundit.

EKSPERTI – Sot është një mundësi e artë për Varan që të tregojë se sa vlen, ndërkohë që përballë do të ketë një tjetër profesionist të ndeshjeve teke. Luka Modriç ka fituar 10 finalet e fundit që ka luajtur me fanellën e Realit të Madridit. Humbja e fundit e numrit 10 të Kroacisë, për sa u përket finaleve, është ajo e vitit 2013 kundër Atletikos së Madridit, e vlefshme për trofeun e Kupës së Mbretit. Sot ai do të ketë shansin të luajë finalen e parë me fanellën e ekipit të tij kombëtar. Që nga zbarkimi i tij në Madrid, kroati ka fituar 11 tituj që janë vendosur në një finale të vetme.

Katër Champions, (2014, 2016, 2017 dhe 2018), një Kupë Mbreti (2014), tre Superkupa Europiane (2014, 2016, 2017) dhe tre trofe të Kupave së Botës për Klube (2014, 2016 dhe 2017). Në të gjitha këto ndeshje, Modriç ka qenë titullar, përveçse në finalen e 2014-ës së Botërorit për klube, ku nuk luajti për shkak të një dëmtimi të pësuar në një ndeshje me Kroacinë, teksa në Kupën e Botës për Klube 2017 ai u vlerësua si lojtari më i mirë i finales. Duke u kthyer te humbjet në finale, në fakt mesfushori i Madridit humbi një finale, atë të Superkupës spanjolle të vitit 20014, po trofeu vendosej në dy sfida.

Tre vjet më pas, Reali do ta diskutonte të njëjtin trofe me Barcelonën. “Los Blancos” fituan ndeshjen e dytë, ku Modriç ishte në formacion. Teksa kjo e sotmja është finalja e parë me kombëtaren, në 14 finalet e luajtura më parë Modriç nuk ka mundur kurrë të gjejë rrugën e golit. Dy tituj kampion, dy Kupa Kombëtare dhe një Superkupë janë gjithçka fitoi me Dinamon e Zagrebit ku nisi karrierën, teksa me Totenhemin nuk mundi të ngrejë në qiell asnjë trofe ekipor, por përvoja në Madrid mund ta ndihmojë mesfushorin të provojë edhe suksesin me Kroacinë e tij.

Related posts

U LARGUA NGA MANCHESTER CITY/ Jaja Toure shfaqet në Angli, stërvitet me ekipin e kategorisë së katërt!

Delo.autor

Valencia kusht Interit, do 35 milionë euro për mbrojtësin portugez

Sadik.Autor

Hera e parë kundër Juventusit/ Pogba: Sot është një ditë speciale (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment