Futboll Seria A Sport

ATMOSFERË NË TORINO/ Ronaldo kryen vizitat mjekësore dhe këndon me tifozët (VIDEO)

Pak pas mesdite Kristiano Ronaldo ka përfunduar pjesën e parë të kontrolleve mjekësore në “J Medical”, ku ka mbërritur para dite, i pritur me entuziazëm të paparë nga rreth 1000 tifozë.

 

Pas vizitave Ronaldo do të drekojë me krerët e Juventusit, ndërsa pasdite do të shkojë për në qendrën stërvitore të Juventusit, ku do të takohet me trajnerin Alegri dhe shokët e rinj.

Dita e Ronaldos do të arrijë kulmin në 18.30, kur në Allianz Stadium do të prezantohet si superstar, me rreth 300 gazetarë të pranishëm, të cilët kanë udhëtuar nga e gjithë bota për në Torino.

Para hyrjes në JMedical Ronaldo ka përshëndetur tifozët, duke nisur të këndojë “Juve Juve” me ta.

Related posts

REBELËT/ Muaj mjalti dhe probleme, ja të pakënaqurit në Real Madrid…

Delo.autor

E KRYER/ Transferim surprizë i Bejlit, lojtari që e mbylli me Realin do të jetë shok skuadre me…

F.autor

NJË NDESHJE E VËSHTIRË/ James Milner vulos fitoren për Liverpoolin dhe e kthen në krye të renditjes

Delo.autor

Leave a Comment