Futboll La Liga Sport

Babai i yllit të Bayern: Stili i Lopetegui, perfekt për atë futbollist spektakolar

A do të arrijë Real Madrid të zëvendësojë Cristiano Ronaldo-n? Ndoshta jo, duke parë se kampioni portugez, transferuar tek Juventus është e pamundur të zëvendësohet, por dikush do të duhet ta zëvendësojë.

Në vendin e tij mund të luajë Eden Hazard, ylli belg i Chelsea-it, i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur me Real-in, por edhe James Rodriguez, kartoni i të cilit është akoma në pronësi të kampionëve të Europës në fuqi.

Juan Carlos Restrepo, babai i kolumbianit që vitin e kaluar u transferua te Bayern më formulën e huazimit, ka dhënë një intervistë për “El Larguero”, duke thënë se:

“Bayern e ka trajtuar shumë mirë, ka patur një sezon të jashtëzakonshëm me shumë vazhdimësi. Me përjashtim të një vendimi të minutave të fundit, besoj se kontrata e tij do të respektohet. James është shumë mirë, i qetë, vazhdon me procesin e tij të rritjes dhe po përgatitet për sezonin e ardhshëm”.

“Me lamtumirën e Ronaldo, te Real do të ketë disa ndryshime. Mendoj se stili i lojës së Lopetegui është shumë i mirë për lojtarë si James, që me atë do të mund të luante më shumë nga sa ka bërë me Zidane”.

Related posts

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann

Sadik.Autor

Shqiptarët e Zvicrës, skena e gjitha për Ermir Lenjanin

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment