Futboll Sport

Babai i yllit të Uruguait zbulon të ardhmen e djalit të tij

Mesfushori Lucas Torreira duket sikur është drejt bashkimit me Arsenalin, nëse babai i tij duhet besuar. Ylli i ri uruguaian është duke bërë mirë për vendin e tij në Kupën e Botës aktualisht dhe mund të jetë një zgjidhje për problemet e mesfushës së “Topçinjve”. Babai i tij i ka siguruar edhe dyshuesit, të cilët e shohin këtë veprim si shumë të madh për 22-vjeçarin. Torreira bëri një sezon të shkëlqyer në Serie A me fanellën e Sampdoria, ndërsa po vazhdon të shkëlqejë edhe në Kampionatin Botëror, teksa ekipi i tij është kualifikuar në çerekfinale ku do të përballet me Francën.

“Do të ketë njerëz që do ta shoqërojnë”, i tha ai “Teledos”. “Ai nuk do të jetë vetëm. Është një ndryshim i madh duke shkuar në Angli dhe ne nuk duam të mendojmë për këtë, sepse jemi të frikësuar. E vërteta është se është e vështirë të menaxhohet gjuha, të përshtatet me shoqërinë dhe zakonet e Londrës dhe në të njëjtën kohë të mos humbasë tonat. Por ka një program të tërë duke u përgatitur për Lucas”, shtoi ai.

“Topçinjtë” janë duke u përgatitur për të përforcuar skuadrën pas largimit të Arsene Wenger dhe mesfusha është një nga repartet që nuk ka shkëlqimin e viteve të fundit. Sipas “Opta”, Torreira ishte lojtari më i mirë i Serie A sezonin e kaluar kur erdhi për të fituar topin. Torreira rikuperoi më shumë nga të gjithë mesfushorët në Serie A në fushatën 2017-18 plot 296 topa. Arsenali interesohet prej kohësh për mesfushorin dhe duket se kalimi i tij në Premier League është çështje ditësh. Në edicionin e kaluar ai grumbulloi 38 ndeshje me Sampdoria, prej të cilave vetëm 2 në Coppa Italia ndërsa shënoi në total katër gola dhe dha një asiste.

Related posts

SUPERLIGA/ Egnatia thellon krizën e AF Elbasanit, e mposht 3-1! Laçi tri pikë kundër Skënderbeut, të diel derbi Tirana – Partizani

F.autor

KUSH DO JETË KAPITENI I RI I INTERIT? Dy favoritë, një i preferuar dhe tre kandidatë që shikojnë…

F.autor

TË GJITHË PRESIN REVANSHIN E MCGREGOR/ Khabib zyrtarizon duelin e radhës, ja kur do të zhvillohet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment