Futboll Sport

Bakshishi marramendës që Ronaldo i la hotelit grek ku qëndroi për pushime

Cristiano Ronaldo ka lënë një bakshish të madh në hotelin ku qëndroi në Greqi, para se të transferohet te Juventusi.
Pas eliminimit në Botëror, ai ka shkuar në Greqi për pushime. Portugezi i ka lënë 20,000 euro bakshish stafit të hotelit ku qëndroi me familjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Ai ka postuar disa foto në Instagram duke shijuar pushimet me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dhe djalin e tij.

Ronaldo ka qenë shumë i kënaqur me stafin e hotelit, dhe kështu nuk ka dashur të largohet pa e lënë një bakshish të mirë për ta.

Ronaldo tani është duke u përgatitur për aventurën e tij të re me Juventusin. Ai ka thënë se nuk ndihet i mërzitur për largimin e tij nga Madridi.

“Lojtarët e moshës time po shkojnë në vende të tjera, në Kinë. Për këtë arsye jam i lumtur që Juventusi ma dha këtë mundësi”.

“Do të mundohem të ju tregoj që jam një lojtar i mirë. Do të punoj shumë. Ju i dini statistika e mia. Jam ambicioz”.

Related posts

SKANDALI/ TRUKIMET në EUROPA LEAGUE, UEFA nis HETIMIN për klubin SHQIPTAR

Isa.Autor

THYEHET TABUJA 70-VJEÇARE/ Klubi shqiptar aktivizon për herë të parë në histori një futbollist të huaj

Delo.autor

SKANDAL NË EUROPA LEAGUE/ Serbët e Slovan Bratislavës bojkotojnë sfidën me Feronikelin

Delo.autor

Leave a Comment