Champions League Futboll Sport

Barazimi i KUKËSIT/ Reagon Armando CUNGU: Në futboll fitohet dhe kështu

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Kukësi dhe Qarabag e vlefshme për kualifikueset e Champions League ka reaguar dhe trajneri i verilindorëve Armando Cungu.

Tekniku e cilësoi barazimin pa gola si një rezultat shumë pozitiv duke u shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës. “Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë duke pasur parasysh forcën dhe kualitetin e kundërshtarit.

Nëse do të luanim më hapur do të ndëshkoheshim më shumë se një herë, prandaj dhe zgjodhëm këtë mënyrë loje për t’i kapur në befasi në kundërsulm dhe me goditje standarte. Po të ishim më të qetë mund edhe të kishim shënuar në dy-tre raste”, kanë qenë fjalët e para të Cungut.

Ndërkohë në lidhje me shancet për kualifikim, tekniku shkodran theksoi se në futboll gjithçka mund të ndodh duke deklaruar se Kukësi do të bëjë maksimumin edhe në ndeshjen e kthimit. “Në futboll mund të fitohet edhe kështu”, shtoi numri një i stolit të verilindorëve.

Related posts

DËMTIMI I ÇUDITSHËM/ Humbet Superkupën e Europës portieri i Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Izraeli fundos Shqipërinë, Portugalia mposht Poloninë falë Silvave

Isa.Autor

“FORCA MË E MADHE”/ Futbollisti i njohur BRAKTIS stërvitjen dhe merr PJESË në protestën e studentëve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment