Futboll Premier League Sport

Barcelona e kërkon me ngulm/ Willian tek Chelsea është më i rëndësishëm se Hazard

Objektivi i Barcelona-s Willian është një lojtar më i rëndësishëm se Eden Hazard te Chelsea, sipas ish-sulmuesit të West Ham Dean Ashton. Të dy janë përfolur për një kalim në La Liga këtë verë, megjithëse është larguar trajneri Antonio Conte dhe ka mbërritur Maurizio Sarri.

Barcelona po ngulmon për të marrë shërbimet e Willian në Nou Camp – me brazilianin që pritet të largohet pas një sezoni zhgënjyes nën drejtimin e Conte-s, megjithëse ai është larguar tashmë.

“Nuk është çudi që Barcelona kërkon Willian,” shprehet Ashton. “Ai mbase është një lojtar më i rëndësishëm se Hazard te Chelsea. Mendoj se në tre sezonet e fundit ai ka qenë më konstant me paraqitjet e tij.

“Willian nuk përmendet shpesh për shkak të magjisë së Hazard. Për Chelsea-n, një lojtar si Courtois është i zëvendësueshëm por nuk mund të humbasësh Willian dhe Hazard.”

Related posts

DISFATA NDAJ BENFICAS NË CHAMPIONS/ Busquets: Largimi i trajnerit është gjëja më e thjeshtë

Delo.autor

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Wijnaldum realizon një EURO GOL, Matip mbyll llogaritë (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I MIRË/ Skocia publikon listën anti-Shqipëri, dy mungesa të rëndësishme (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment