Futboll Seria A Sport

Juventusi rigjen “murin”/ Chiellini-Bonucci kthejnë mbrojtjen e padepërtueshme…

Nëse nuk është njëri, është tjetri. Nëse janë të dy, ka probleme të mëdha për kundërshtarët. Ata nuk kanë pasur të bëjnë këtë edicion me sulmues të tillë si Messi, Mbappe, Griezmann apo Lewandowski, por forca e dyshes bardhezi, Chiellini-Bonucci, në fillim të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni ka qenë evidente. Pothuajse e patëdytë, duke pasur parasysh se për pjesën tjetër të skuadrave në Europë, soliditeti mbrojtës nuk është me të vërtetë mirë.

2-0, 3-0, 1-0. Një grusht golash në favor të Juventusit, zero të pësuar në Champions. Pas largimit nga Milani, Bonucci rifitoi vendin e titullarit në mbrojtjen bardhezi. Ai është kthyer në maksimumin e vet, sepse kjo gjë është e lidhur me habitatin specifik, atë të “Zonjës së Vjetër”. Te kuqezinjtë, me një ekip krejtësisht të ri dhe një mbrojtje jo në nivelin e tij, Leo nuk mundi të ishte Bonucci.

Ndoshta nuk është “termocentrali” më i fortë në botë, por me Chiellini ai formon aktualisht një duet mbrojtës të patejkalueshëm në Ligën e Kampionëve. Vetëm Napoli dhe Borussia Dortmund e kanë mbajtur portën e tyre të pastër në Ligën e Kampionëve, megjithëse me nga një ndeshje më pak të luajtur. Sfidat e treta të fazës së grupeve do të sjellin të dhëna të reja, ndoshta vetëm në favor të Juventusit.

Me Chiellini pas tij, Bonucci ka një liri, që te Milani nuk mund ta kishte. Në Europë, duke përjashtuar qendrën e mbrojtjes së Real Madridit, nuk ka lojtarë të tjerë të aftë, për të krijuar një duet të tillë.

Përballë tyre nuk kanë bërë dot asgjë sulmues si Lukaku, Hoarau apo Rodrigo. Valencia, Manchester United dhe Young Boys kanë mbetur thatë kundër Juventusit, edhe pse të etur për gola, por të detyruar të përballen me realitetin e ashpër të një “muri të pakalueshëm”.

“Unë mendoj se Bonucci dhe Chiellini duhet të mbajnë një leksion universitar në Harvard, për mënyrën se si ata mbrojnë. Ata janë me të vërtetë dy mbrojtës fantatistikë”, – tha Mourinho në fund të ndeshjes së humbur kundër Juventusit.

Related posts

Bomba nga Italia/ Super skuadra e Series A transferon Talisca

Sadik.Autor

Bayern i fiksuar pas talentit brazilian, e do me çdo kusht (VIDEO)

Sadik.Autor

Wilshere larg Arsenalit, Juventus futet në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment