Futboll Seria A Sport

BARCELONA i bën sërish “golin”, por ROMA ka një plan B për mesfushën

Pasi i ka thënë po Romës, mesfushori Stiven N’zonzi ka pranuar oferta të tjera, duke bërë që verdhekuqtë të vihen në lëvizje për të gjetur një tjetër mesfushor. Në fakt, klubi italian pak ditë më parë në të njëjtën mënyrë humbi edhe shërbimet e sulmuesit të krahut Malcom, i cili zgjodhi të kalonte te Barcelona pavarësisht se më herët kishte pranuar të transferohej te Roma. Interesant është fakti se edhe një herë Barcelona qëndron pas operacionit. Katalanasit kërkojnë një mesfushor të fortë për të zëvendësuar Paulinho, i cili u largua në drejtim të Kinës dhe mesfushori francez duket si alternativa më e besueshme për brazilianin. Prandaj, Roma ka identifikuar gjithashtu një plan B, nëse ajo vendos të mos përputhet me ofertën e Barcelonës.

Raportet sugjerojnë se Roma mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic, i cili sipas “AS” dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Prania e Modric mbetet një çështje për Kovacic, i cili ka lëshuar një ultimatum për trajnerin e Real Madridit, Julen Lopetegui: “Dua të luaj më shumë, përndryshe po largohem”. Në fakt mesfushori kroat ka humbur edhe vendin në kombëtare kohët e fundit për shkak se nuk luan rregullisht te “Los Blancos”. Kovacic ka fituar gjithçka me kampionët e Evropës, por atë e josh një sfidë e re ku ai të ketë një rol protagonisti që nuk e ka te Real Madridi. Drejtori sportiv i Romës, Monchi, u ka bërë me dije drejtuesve të “Los Blancos” se mund të bëjë një ofertë për Kovacic, në një përpjekje për të mposhtur konkurrencën nga Manchester City dhe Bayern Munchen.

Related posts

SPEKTAKËL I GARANTUAR/ Faza çerekfinale e Botërorit ngre sot siparin, ja kur do të luhen 2 duelet interesante

F.autor

BARCELONA-EIBAR/ Messi i “uritur”, Braithwaite lë shenjë në debutim (VIDEO

Delo.autor

SHUAN POLEMIKAT MBI COVID-19 DHE INJORON INTER NË LUFTËN PËR TITULL/ Ronaldo: Më mungonte futbolli

Delo.autor

Leave a Comment