Futboll Sport

TRANSFERIMI “1 MILION DOLLARËSH”/ Fubollistin shqiptar do ta shikojmë në Arabinë Saudite

Futbollisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Ferhan Hasani, e vazhdon karrierën e tij me fanellën e Al Raed në Arabinë Saudite. Hasani, pas një kërkimi të gjatë për një klub të ri, përfundimisht vendosi të pranonte ofertën e pasur në financa nga Arabia Saudite, duke bërë një transferim prej më shumë se 1 milion dollarë për një vit.

Ferhan Hasani më parë u nda me Shkendijën e Tetovës dhe tani vazhdon në Arabinë Saudite, në kampionatin që fillon më 30 gusht. Al Raed udhëhiqet nga trajneri serb, Aleksandar Iliç, dhe më parë, në vitin 2013, në stolin e kësaj skuadre ishte strategu maqedonas, Vlatko Kostov. Kujtojmë se Ferhan Hasani është pjesë e kombëtares maqedonase, me të cilën ka luajtur 31 ndeshje deri tani.

Related posts

NGA VLLAZNIA TEK PARTIZANI/ 20 lojtarë të Superiores që u INFEKTUAN me COVID-19 (EMRAT)

Delo.autor

CROTONE-JUVENTUS/ Chiesa tradhton besimin e Pirlos, lë ekipin me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I BUJSHËM NGA SPANJA/ Mbappe te Reali gjatë javës së ardhshme, zbulohet shifra e çmendur për kartonin

F.autor

Leave a Comment