Futboll Seria A Sport

BEFASON CANCELO: Lojtari i Juventusit tregon se kush është lojtari më i mirë në botë

Blerja e re e Juventus Joao Cancelo cilëson Cristiano Ronaldo-n si më të mirin në botë, dhe falënderon Inter për sezonin e kaluar. Mbrojtësi i djathtë iu bashkua bardhezinjve për 40 mln euro nga Valencia, dhe bashkëkombësi i tij portugez CR7 gjithashtu ka firmosur për klubin.

“Është një kënaqësi dhe për të gjithë për të luajtur me dikë si Ronaldo, më të mirin në botë,” shprehet Cancelo në prezantimin e tij.

“Ai do të rrisë kualitetin e ekipit dhe shpresoj të fitojmë së bashku. Juventus ka dominuar Serie A në vitet e fundit, shpresoj që të vazhdojmë kështu. “Champions League? Padyshim që Ronaldo do të sjellë eksperiencë dhe kualitet. Nuk kemi obligim të fitojmë Champions League, kemi obligim të konkurrojmë në të.

“Inter? Ishte një klub i rëndësishëm për mua. I falënderoj që më dha mundësinë të rritesha dhe të përshtatesha me kampionatin italian. Gjithsesi, nuk dua të flas për ndryshimin mes dy klubeve. “Juventus ka dominuar, ndërsa Inter është një klub i madh. Tani jam një lojtar i Juve-s.”

 

Related posts

PO ZHGËNJEN/ Ish-lojtari i Juves: RONALDO “zhduket” në ndeshjet e rëndësishme

Isa.Autor

Hummels dhe Kroos kritikojnë ekipin ndërsa Low ka shpresa, ja reagimi i Gjermanisë pas disfatës

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Fotot e vjedhura të Schumacher, në shitje për 1 milion euro

Delo.autor

Leave a Comment