Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E RRALLË/ Bashkëshortja i kritikon Messin, rusi i ”shan” Ronaldon dhe kërkon divorcin

Një rus ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja pas 14 vitesh martesë pasi ajo kritikoi paraqitjen e Lionel Messit në Kupën e Botës. Arseni 40-vjeçar dhe Lyudmila 37-vjeçare ishin lidhur pikërisht pasi ndainin pasionin për futbollin, e madje edhe takimin e parë e kishin pasur në një bar sporti në Chelyabinsk, ndërsa zhvillohej Botërori i vitit 2002.

Dy vjet më pas ishin martuar, pavarësisht se ishin tifozë me dy skuadra rivale në Moskë, por edhe ne botë, pasi ai ishte tifoz i Barcelonës ndërsa ajo e Real Madridit. Dhe ka qenë pikërisht pëlqimi i gruas për kundërshtarin e Messit, Cristiano Ronaldon, që i dha fund marrëdhënies së tyre.

Arseni tha se ai bënte rregullisht shaka me të shoqen për Messin dhe Ronaldon, por ajo që ndodhi në Kupën e Botës e mbushi kupën. Ai tha se debutimi zhgënjyes i Argjentinës në Botëror bëri që bashkëshortja e tij të tallej me paraqitjen e Messit. Ai fillimisht e injoroi por nuk duroi dot kur ajo vazhdoi të tallej edhe kur ai festoi golin e Messit kundër Nigerisë.

“Që nga fillimi i Kupës së Botës, Lyudmila vazhdimisht tallej me lojtarin tim të dashur, duke thënë se ai ka luajtur dobët dhe se nuk mund të shënonte as një penallti të rëndësishme si ajo në ndeshjen kundër Islandës”, tha Arseni për një gazetë lokale.

“Dhe kur vazhdoi të fliste keq për Leon dhe lojën e tij u nxeha dhe fillova t’i thoja edhe unë atë që mendoja për Cristianon e saj të bukur, kombëtaren e Portugalisë, atë vetë dhe gjithë skuadërat që ajo pëlqen. Pastaj mblodha gjërat e mia dhe ika një herë e mirë”.

Related posts

Alarm te PSG, Emery përballet me Pastore dhe Cavani

Q.Autor

E BUJSHME nga gazeta katalanase: E dashura e Pique e tradhtoi me Pep Guardiolën?

F.autor

TRONDITET INTERI/ NAINGGOLAN ka pësur një tjetër DËMTIM, pritet të MUNGOJË deri…

Isa.Autor

Leave a Comment