Futboll Seria A Sport

BEFASON Manolas: Nuk ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin MALCOM

Kostas Manolas pretendon se nuk e njihte Malcom përpara se braziliani të refuzonte Romën për Barcelonën. Roma përballet me Barça-n në International Champions Cup ditën e mërkurë, vetëm tre muaj pasi Roma i eliminoi në çerekfinalen e Champions League.

Për më tepër, dy klubet janë përfshirë në një luftë në merkato, me Barcelona-n që i rrëmbeu Malcom Roma-s në sekondat e fundit.

“Kur mposhtëm Barça-n, ishte momenti më i lumtur i karrierës sime. Shpresoj që të mërkurën të bëjmë një paraqitje të mirë.“Nuk kam të drejtën të këshilloj Monchi-n se kë duhet të blejë, klubi ka bërë një punë të mirë.

“Situata e Malcom? Ai mori vendimin e tij. nëse nuk donte t’i bashkohej Roma-s, atëherë më mirë që shkoi te Barça. “Do ta përshëndes? Jo, nuk e njoh, as emrin nuk ia dija përpara kësaj historie. Nuk ka asnjë arsye për ta përshëndetur.”

Related posts

VLERËSIMI I LOJTARËVE/ Milani mposht Lazion, ja notat për dy shqiptarët

Delo.autor

NUK DO RIKTHIMIN TEK KLUBI “BARDHEBLU”/ Sulmuesi Ngoo”Shpërthen”: Tek Tirana ushqejnë k*rvat me…

Delo.autor

“Senatorët” e Barcelonës kërkojnë rikthimin e shokut!

Sadik.Autor

Leave a Comment