Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Kane i zhgënjyer nga presidenti i Tottenham, mendon largimin

Ndonëse është një nga skuadrat që prodhon futbollin më argëtues në ligën më të fortë të planetit, Tottenham këtë radhë po vuan një merkato thuajse të dështuar.
“Spurs” duhet ende të bëjnë një blerje në merkaton e kësaj vere dhe tifozët kanë vendosur nën kritika presidentin Daniel Levy.

Sulmuesi kryesor i ekipit, kapiteni i kombëtares angleze Harry Kane pranoi të qëndrojë në ekipin londinez me premtimin se kontigjenti aktual do të forcohej, por tani po mendon opsione për largimin.

Në të njëjtën linjë dhe trajneri argjentinas Mauricio Pocettino, që edhe pse ka kërkuar publikisht futbollistë të rinj, ajo çka ka marrë në këmbim, janë vetëm disa tratativa të dështuara.

Tottenham shpreson se këtë sezon do të fitojë titullin e parë kampion që prej vitit 1961, por në një ligë ku rivaliteti është më i ashpër se në çdo kampionat europian, gjërat duken aspak në rrugën e duhur.

Related posts

Juventus hidhet në sulm/ Bardhezinjtë bëjnë ofertën e parë për yllin e Botërorit

Sadik.Autor

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

LARGIMI I RONALDOS/ Real Madrid në ndjekje të “9”-tës për të mbushur boshllëkun

Sadik.Autor

Leave a Comment