Futboll I pakategorizuar Sport

BËRI SHQIPONJËN NË BEOGRAD/ Izmir Ismajlaj RRËFEN: E nisa karrierën si futbollist, por trajneri… (EKSKLUZIVE)

Emri tij bëri jehonë në mediat europiane 1 vit më parë ku atleti Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në Beograd të Serbisë. Shkodrani u ngjitet në majën e podiumit me medalje të artë në garën e kërcimit së gjati pas një finaleje drithëruese. Në kampioantin Europian me salla të mbyllura 25-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al Smajlaj tregon se si nisi karrierën, dashurinë për atletiën dhe ambicjet e së ardhmes. Kampioni i Europës në kërcimin së gjati rrëfen edhe për emocionet e mëdha kur nderon shqipërinë në evenimentet prestigjoze sportive.

Intervista e plotë:

1- Tashmë nuk je një surprizë por një kampion në disiplinën e kërcimit në rërë. Si ka qënë rrugëtimi yt deri këtu?

Karriera ime ka filluar që prej moshës 9 vjecare, kur atëhere isha në disiplinën e futbollit e teksa vrapoja trajneri im më tha të provoja atletikën sepse pa nje talent të veçantë tek unë që ishte perfekt për këtë kategori sportive.
Babai im ishte shtysa më e madhe e imja e vazhdon të jetë qe unë te jem një atlet elitar. Të qenurit kampion është një ndjesi shumë e bukur dhe e veçantë për mua si dhe për vendin tim, që duke qene kaq i vogel ka brenda kaq shumë kampion në fusha të ndryshme sportive.

2- Çfarë ndjeve emocionalisht kur more flamurin e kombit nga presidenti Meta?

Të jesh një atlet që nderohet prej vetë presidentit të Shqipërisë, do të thotë që ke punuar aq shumë për të arritur një nderim të tillë. U ndjeva jashtezakonisht krenar dhe i nderuar që simboli ynë kombëtar të më dorezohej mua personalisht për ta cuar lart në kompeticione atletike ndërkombetare si nga une apo atletet e tjere.

3-Cili është objektivi yt në kampionatin e fundit ku do garosh?

Objektivi im për këtë sezon veror është të fitoj Kampionatin Europian të sallave të hapura i cili zhvillohet në 5 dhe 8 Gusht në Berlin. Do dëshiroja shumë që stërvitja ime e përditshme dhe talenti te kurorëzoheshin me një rezultat dinjitoz dhe me medalje të artë në këtë kompeticion.

 4- Si është jeta juaj tashmë si një njeri që ka sjellur medalje për vendin tend?

Unë jam i lumtur që kam bërë diçka të rëndesishme për vendin tim, sic është medalja e parë e artë në historinë e atletikës dhe rekordet e vëna prej meje, te cilat do të mbeten të shkruara në histori, dhe për këtë jam shumë krenar dhe do doja të falenderoja me këtë rast sponsorin familjen time, trajnerin dhe çdo shqiptar që më ka mbështetur, që unë te eci përpara me ritme të shpejta.

5- Kushtet e stervitjes në Shqipëri janë optimale apo të pengojnë që ti të arrishë maksimumin?

Kushtet e stërvitjes në Shqipëri janë te mira, por besoj e shpresoj që dhe Tirana së shpejti të bëhet me një pistë tartani, duke e bëre dhe kryeqytetin tonë me një pistë të tillë përderisa qytete të tjera e kanë këtë favor. Mua personalisht më duhet të bëj rrugë çdo ditë për tu stërvitur në stadiumin e Elbasanit, dhe përse unë jetoj dhe jam i federuar nga klubi i Tiranes.

6- Deri ku mendon se  mund të arrish me këtë sport që ke bërë krenar miliona shqiptarë?

Une e dua shume atletiken, jam rritur në këtë disiplinë dhe jam shpërblyer me emocione e nderime të mëdha. Por duhet ditur që dhe karriera e një atleti e jep maksimumin e tij në moshën 29 -vjeçare.
Unë po punoj fort e përdite që të arrij maksimumin e moshes që kam, duke bërë që të fitoj medalje të arta dhe të nderoj flamurin kombëtar dhe çdo shqiptar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

KËRKONIN T’I VIDHNIN MAKINËN/ Shikoni si Sead Kolasinac shpëton OziL nga hajdutët e armatosur (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË “EURO 2020″/ Anglia shtrëngon masat anti-COVID. Tifozët duhet të paraqiten me…

Delo.autor

COUTINJO I BINDUR/ Kemi bërë tri blerje cilësore, synojmë CHAMPIONSIN

Isa.Autor

Leave a Comment