Futboll Sport

Blanc: “Mbappe është një fenomen që frikëson kundërshtarët”

Kylian Mbappe është një fenomen që do të frikësojë ekipin gjysmëfinalist Belgjikën, thotë ish-lojtari i Francës Laurent Blanc.

Mbappe ka qenë një nga yjet e këtij turneu, një kandidat për Topin e Artë, me një dygolësh fantastik ndaj Argjentinës që ka prezantuar 19-vjeçarin me botën e futbollit ndërkombëtar.

Në prag të gjysmëfinales ndaj Belgjikës të martën, Blanc ka piketuar Mbappe si një nga lojtarët kyçë të ekipit, i cili krahason ekipin aktual të Les Bleus me atë që u shpall kampion më 1998.

“Mendimi im mbi këtë lojtar nuk ka ndryshuar në 10 muajt e fundit: ai është një fenomen!” shprehet Blanc për Le Parisien. “Kjo nuk do të thotë se ai do të na bëjë të fitojmë gjatë gjithë kohës.

“Ai është një djalë që frikëson kundërshtarët. I gjithë ekipi ka përfituar nga frika që kanë të tjerët nga Mbappe.

“Por kujdes, edhe Belgjika ka një fenomen në ekip dhe ai është Eden Hazard.”

Related posts

LIVE/ Shqipëri U21- Spanjë U21: Nis pjesa e dytë, VRIONI shumë pranë GOLIT (VIDEO)

Isa.Autor

BËN RRËFIMIN SPECIAL/ Egbo thyen heshtjen: Ja cila skuadër triumfon në Derbin e Kryeqytetit

Delo.autor

PAK DITË PARA FINALES/ Mbyllen bizneset në “Air Albania”! Hapësirat e lokaleve dhe restoraneve u kthehen tifozëve

F.autor

Leave a Comment