Futboll La Liga Sport

Jo vetëm RONALDO, nga Real Madridi ikën një tjetër yll në sulm

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur çmimin e sulmuesit të tij francez, Karim Benzema, përsëri i lakmuar nga skuadrat e mëdha të futbollit evropian. Në të vërtetë, sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti i klubit madrilen i ka vendosur çmimin sulmuesit të tij francez, pasi është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm këtë verë. Sipas shtypit, Florentino Perez do të ishte gati të shiste goleadorin me një çmim prej rreth 60 milionë euro.

I lidhur ngushtë me ofertat nga disa klube evropiane, sulmuesi francez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021, mund të fluturojë në horizonte të tjera gjatë kësaj vere të transferimit veror, sidomos pasi çmimi i klauzolës së 31 vjeçarit është shqyrtuar nga udhëheqësit e klubit spanjoll, thotë i njëjti burim.

Për të zëvendësuar Karim Benzema, Florentino Perez do ta bënte duke kërkuar sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, prioritet i tij që prej disa muajsh. Përveç sulmuesit anglez, media spanjolle ngjall tre emra të tjerë. Ata janë Robert Lewandowski (Bayern Mynih), Eden Hazard (Chelsea) dhe Mauro Icardi (Inter Milan). Benzema ka një klauzolë 750 milion euro, por duket se performanca e sezonit të fundit me “Los Blancos” nuk ka qenë në nivelin e duhur për të mbajtur mbi supe këtë çmim.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Favori ynë është që e njohim shumë mirë si luan Salah!

Sadik.Autor

Mbrojtësi Van Dijk i rikthen optimizmin tifozëve të Liverpool me këtë premtim…

Sadik.Autor

Tomislav Erceg: Kaliniç dëshiron të qëndrojë te Milani

Sadik.Autor

Leave a Comment