Futboll La Liga Sport

Bomba nga Spanja: Real Madrid “rrëmben” yllin e milanezëve

Penalizimi i Milan nga ana e UEFA-s ka krijuar jo pak kaos në kampin kuqezi. Me shumë futbollistë që në mungesë të pjesëmarrjes në Kupat e Europës, kërkojnë largimin, për të dendur merkaton në dalje, njëlloj sikurse edhe vështirësimin e blerjeve të reja, që nuk tundohen të afrohen te një klub që nuk aktivizohet në Europë. Pikërisht e tillë është situata e ish-juventinit, që sezonin e kaluar mbajti shiritin e kapitenit te kuqezinjtë, Leonardo Bonucci.

Është pikërisht lideri i mbrojtjes së Milan, Bonucci ai që është në krye të listës së kandidatëve për tu larguar nga kuqezinjtë, shumë i kërkuar nga ekipet elitare. Kështu, pas PSG, që dukej shumë pranë futbollistit të Milan, sot, mediat spanjolle kanë informuar për sulmin e Kampionëve të Europës në fuqi, Real Madrid, në adresë të kuqezinjve për Bonuçin. Sipas “Don Balon”, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është i vendosur të transferojë Bonuccin te Real Madrid.

Related posts

Vëmendja te Botërori, por skuadra shqiptare arriti një rezultat pozitiv në Europa League

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ 4 lojtarë për Pogba, Real Madrid tenton sërish të josh “djajtë e kuq”

Delo.autor

“DUHET TË PËRGATISIM DY MUAJ TË MREKULLUESHËM”/ Allegri: Kjo do të jetë gjëja më e vështirë

Delo.autor

Leave a Comment