Futboll Kategoria Superiore Sport

10 GOLA NË KAMPIONAT/ Armando Sadiku me ecuri rekord

Armando Sadiku po kalon një edicion pozitiv te Malaga, duke i bindur të gjithë me formën javë pas jave. I transferuar në ditën e fundit të merkatos nga Levante, si huazim, shqiptari pas 22 javësh ka arritur kuotën e dhjetë golave.

Shifër për rekord te skuadra spanjolle, kur krahasohet me sulmuesit e një sezoni më parë. Adrian dhe Gustavo Leshuk një vit më parë kanë shënuar dhjetë gola respektivisht në 41 dhe 40 ndeshje, pra thuajse sa dyfishi që i është dashur shqiptarit.

Në Ligën e Dytë spanjolle deri më tani kanë bërë vetëm Luis Suarez (14), Juri (16) dhe Stuani (20). Në listë janë edhe katër futbollistë të tjerë që kanë shënuar dhjetë gola dhe në krahasim me shqiptarin kanë më mirë aspektin e asisteve. Sadiku shënon gol çdo 186 minuta, thuajse një në dy ndeshje me një mesatare prej 2.5 gjuajtjesh për ndeshje.

Related posts

FLIK PËRGATIT KURTHIN PËR MESIN/ Trajneri i Bajernit ka gati recetën e suksesit ndaj Barçës

Delo.autor

ÇUDITË E KOMBËTQARES PAS LISTËS/ Lojtarë që nuk luajnë, 9 mbrojtës për Andorrën dhe injorohet Superiorja

Delo.autor

E PABESUESHME/ Liverpooli në sulm ndaj spanjollve. Salah dëmtohet dhe humb finalen ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment