Futboll Sport

Bonucci dorëzon kërkesën për largim nga Milani

Agjenti i Leonardo Bonuccit i ka kërkuar Milanit ta aprovojë largimin e mbrojtësit italian gjatë kësaj verë, me Manchester Unitedin, Manchester City dhe Chelsean të interesuar për të.
Qendërmbrojtësi italian u largua nga Juventusi para një viti për 42 milionë euro, por meqë Milani tani është në duar të Elliott Management Corportation, pasi pronari i deritanishëm, biznesmeni kinez Yonghong Li dështoi ta paguante borxhin e huas, transmeton Gazeta Express.

Klubi u përjashtua nga Evropa Ligë për shkak të shkeljeve të rregullave të Financial Fair Play.

E gjithë kjo pasiguri e ka nxitur 31-vjeçarin ta rikonsiderojë pozitën e tij dhe agjenti Alessandro Kucci i ka kërkuar klubit ta aprovojë transferimin e tij, sipas SpazioMilan.

Bonucci do të mbetej në Milan vetëm për një projekt serioz dhe ambicioz, megjithëse ai po anon kah një kalim në Premierligë.

 

 

Related posts

REAL MADRID-LEGANES/ Ramos shpërdoron penalltinë, por arbitri i jep edhe një shans (VIDEO)

Delo.autor

“ME NUMRIN 21 NUK NDIHESHA IBRA”/ Suedezi i jep zemër Milanit: Të detyruar për të fituar diçka sivjet

Delo.autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Bomberi Lewandowski: “Play off”-i kalon nga… Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment