Futboll Sport

I përjashtuar nga turneu në SHBA, zbulohet debutimi i Ronaldos bardhezi! Shmang përballjen me Real Madrid…

Pas vizitave mjekësore, takimit me Allegri dhe shokët e rinj të ekipit, si dhe prezantimit zyrtar, Cristiano Ronaldo u largua nga Torino mbrëmjen e të hënës. Të enjten dhe të premten kampioni portugez do të jetë në Kinë, për një event të Nike, më pas do të kalojë disa ditë të tjera pushimi, përpara se të nisë stërvitjen më datë 30 korrik. Kështu, CR7 nuk do të marrë pjesë në turneun që bardhezinjtë do të zhvillojnë në SHBA, dhe do të nisë të djersisë në Torino. Debutimi absolut i portugezit me fanellën bardhezi është parashikuar për datën 12 gusht, në ndeshjen e kontrollit që do të zhvillohet brenda familjes në Villar Perosa. Ndërsa, për debutimin e tij zyrtar, do të duhet pritur ndeshja për javën e parë të kampionatit në Seria A, planifikuar për datën18-19 gusht.

Në Amerikë Juventusi do të marrë pjesë në “International Champions Cup” ku do të përballet me Bayern Munich, Benfica dhe Real Madrid, kundër të cilave do të zbresë në fushë, respektivisht më datë 25 korrik në Philadelphia, më datë 28 në Neë Jersey dhe më 4 gusht në Washington. Por CR7 do të qëndorjë në Torino, duke shmangur kështu përballjen e parë kundër ish-ekipit të tij, Real Madrid. Këtyre tre ndeshjeve u shtohet edhe përballja për eventin madhor,a të të datës 1 gusht në Atlanta kundër “MLS All-Stars”.

Related posts

INTERI NË ANKTH/ Ja sa GJATË do të mungojë Nainggolan pas DËMTIMIT të RËNDË

Isa.Autor

INTERI PËRGATIT RINOVIMIN/ Por Lautaro Martinez ka 2 kërkesa të rëndësishme për klubin

Delo.autor

Reina e konfirmon largimin, nuk e përmend Milanin

Q.Autor

Leave a Comment