Futboll Seria A Sport

Bonucci drejt largimit/ Ja si tenton ta bindë trajneri Gattuzo

Leonardo Bonuçi është kthyer në një temë kryesore në Milano. Lojtari po përflitet se mund të largohet nga Milani dhe të shkojë në drejtim të PSG-së, të cilët po e kërkojnë me ngulm. Megjithatë trajneri Gatuzo është duke u munduar ta bindë lojtarin të qëndrojë.

“Nuk e di”. “Unë kam folur me të, Leo kishte një bisedim me mua, por unë nuk jam klubi, ai duhet të flasë me menaxherët më parë, por për sa kohë që ai vesh bluzën e Milanit, do të thotë se është me Milanin”, tha fillimisht Gatuzo.

Ndërkohë, tekniku italian ka folur fjalë të mira për kapitenin: “Ai është një profesionist i madh, gjithmonë është ai i pari që udhëheq grupin, shpresoj se ai mund të qëndrojë, ai është një lojtar i vlefshëm me një mentalitet të madh. Kur një lojtar shpreh dëshirën, trajneri dhe ata që punojnë në një grup duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta bindur atë për të qëndruar”.

“Në fund, ne duhet të mendojmë për pro dhe kundër. Nëse lojtari kërkon në mënyrë eksplicite të largohet, ne duhet ta trajtojmë këtë temë”.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Sulmuesi i njohur pranë LARGIMIT nga Man UNITED

Isa.Autor

“PRITSHMËRITË NDRYSHUAN PAS EURO 2016″/ Ndihmësi i Rejës: Projekt super, Shqipëria po rritet në… mbrojtje

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Transfermark” publikon kistën, ja 10 portierë që vlejnë më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment