Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Zvicër-Spanjë. Mbyllet ndeshja me penallti, rezultati 1-2

Emocione të jashtëzakonshme në Shën Petersburg të Rusisë. 120 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e çiftit Zvicër-Spanjë.

Skuadra që do të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020 do të përcaktohet nga 11-metërshat. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 77-të, përfaqësuesja helvete arriti t’ia dilte ta çonte ndeshjen te penalltitë.

 

LIVE/ Zvicër – Spanjë 1-2

Shaqiri 68′ / Zakaria 8′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

PENALLTITË:

9′ Gjuan Ojarzabaj- shënon dhe kualifikon Spanjën në gjysmëfinale! 

8′ Gjuan Vargas- jashtë kuadratit.

7′ Gjuan Moreno- shënon.

6′ Gjuan Akanzhi- pret portieri Unai Simon.

5′ Gjuan Rodri- pret portieri Zomer.

4′ Gjuan Shar- pret portieri.

3′ Gjuan Olmo- shënon.

2′ Gjuan Gavranoviç- shënon.

1′ Gjuan Buskets – shtyllë.

Mbyllen 120 minuta pa fitues! Tashmë është radha e penalltive! 

119′ Tjetër zëvendësim te Spanja, Pedri i lë vendin Rodrit.

113′ Zëvendësim te Spanja, Alkantara merr vendin e Pau Torres.

110′ Spanja përfiton nga superioriteti numerik në fushën e lojës, duke e shndërruar portën e Zomer, në një poligon me gjuajtje të njëpasnjëshme. Por fati është me helvetët në këto minuta.

105′ Përfundon shtesa e parë.

103′ Kësaj here ishte Ojarzabal që tentoi me të majtën, por u ndal mjaft bukur nga portieri i Zvicrës.

101′ Presion asfiksues i Spanjës, zviceranët janë mbyllur të gjithë mbrapa dhe kërkojnë të çojnë ndeshjen te penalltitë. Heroi i këtyre minutave është padyshim portieri Zomer, që i ka vendosur “kyçin” portës, duke bërë disa pritje spektakolare.

100′ Dy zëndësime të tjera te Zvicra.

95′ Përsëri rrezikshëm Spanja me Zhordi Albën, por tentativa e mbrojtësit të Barcelonës nga jashtë zonës, grushtohet nga Zomer në këndore.

92′ E pabesueshme çfarë humbet Zherard Moreno nga shumë pranë vijës fatale. Me fat zviceranët në këto minuta.

91′ Starton shtesa e parë.

Mbyllen 90 minutat pa fitues, ndeshja shkon në shtesë, ku do të luhen 2 pjesë nga 15 minuta! 

90+2′ Zëvendësim edhe te Zvicra, largohet Zuber për Fasnaçt.

90+1′ Zëvendësim te Spanja, largohet Koke për Lorenten.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, Zvicra mbrohet mirë, duke mos lejuar hapësira.

81′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Shaqiri, vendin e tij e merr Sou. Gjithashtu largohet edhe Seferoviç për Gavranoviç.

77′ Zvicra mbetet me 10 lojtarë, Frojler ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Morenos në mesfushë. Futbollisti i Atalantës “tradhton” helvetët.

75′ Spanja hidhet përpara në kërkim të golit të dytë por mbrohen mirë në këto minuta helvetët.

68′ GOOOOOL ZVICRA 1-1/ Xherdan Shaqiri vendos baraspeshën. Në festë zviceranët! 

64′ Sërish Zvicra rrezikshëm me anë të Zuber, që regjistron goditjen e parë në kuadrat, tentativa e tij devijohet në këndore nga portieri Simon.

56′ Drithërima në portën e Spanjës, Zakaria i shkon shumë pranë golit të barazimit. Topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së Unai Simon.

54′ Zëvendësim te Spanja, largohet Alvaro Morata, vendin e tij e merr Zherard Moreno.

52′ Shaqiri provon t’i surprizojë të gjithë me një harkim drejt e në portë nga këndi, por tentativa e tij shkon në rrjetën e jashme.

46′ Starton pjesa e dytë, Enrike kryen menjëherë zëvendësim. Largohet Sarabia, vendin e tij e merr Olmo.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

35′ Helvetët shfaqen më kërkues në këto minuta, por gjithsesi mungojnë rastet flagrante në portën e gardianit Simon. Mbrohen mirë spanjollët.

30′ Zvicra fiton ndjeshëm terren, duke rrezikuar nga e majta, me Xherdan Shaqirin, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

23′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Embolo i dëmtuar, vendin e tij e merr Ruben Vargas.

20′ Provon të kundërpërgjigjet Zvicra, me një goditje nga këndi, por harkimi i Shaqirit, largohet nga mbrojtësit e Spanjës.

17′ Pranë golit të dytë Spanja, me anë të Koke, që provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon ngjitur me traversën.

15′ Minuta mjaft të mira të spanjollëve që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e zviceranëve, që hasin vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese.

8′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Devijimi fatal i Zakarias, iberikët gjejnë rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Zhordi Albës me të majtën nga jashtë zonës, topi u devijua me kembë nga Zakaria dhe përfundoi në rrjetës. 

5′ Minuta mjaft të luftuara në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme.

2′ Shaqiri provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij devijohet dhe kontrollohet pa problem nga portieri Simon.

1′ Ka startuar sfida! Spanja luan topin e parë nga qendra.

Related posts

ALCACER DHURON SPEKTAKËL/ Dortmund shënon edhe golin e dytë Monakos (VIDEO)

Isa.Autor

NDIZET SUPERSFIDA/ Tifozët e PARTIZANIT “provokojnë” durrsakët: 3 muaj GANGO, 9 muaj l**go

Isa.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Ja momenti mbrojtësi Ozdemir godet kundërshtarin me takë në fytyrë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment