Futboll Sport

Bonucci është pranë Kullës Eiffel/ PSG ofron 35 milionë euro, Milan kërkon 40…

Rino Gattuso mund të humbasë kapitenin e tij. Shumë shpejt do të vijë oferta zyrtare e Paris SG për Bonucci, 35 milionë euro. Milan kërkon 40 milionë euro, por distanca ekonomike mes kërkesës dhe ofertës është e vogël dhe marrëveshja mund të arrihet.

Milan shpenzoi 32 milionë euro për ta blerë nga Juventus në verën e kaluar, ndërsa tani kalimi i tij poshtë kullës Eiffel është çështje orësh.

Mbrojtësi dëshiron të dijë planet e pronarëve të rinj të klubit, ndërsa fondi Elliott do të largonte me kënaqësi një futbollist që merr 10 milionë euro neto në sezon. Ata shpresojnë që Manchester United dhe Manchester City të nisin një ankand që do ta rrisnin çmimin e kartonit të qendërmbrojtësit.

Milan duhet të shesë përpara se të blejë, në konform të rregullave për “fair play financiar”. Objektivi është që dy nga këta tre futbollistë: Donnarumma, Bonucci dhe Suso të shiten, duke mbushur arkën e klubit.

Në largim është edhe Kalinic, por Atletico Madrid po heziton, pavarësisht se marrëveshja është arritur për 20 milionë euro.

Related posts

HUMBI NJË DHËMB GJATË DYLUFTIMIT NË “CAMP NOU”/ Lojtari “Katalanas”: Nuk ka problem, jam gati të…

Delo.autor

“NUK SHKOJ MË NË KOMBËTARE”/ Befason ylli i Chelsea-t: Më vjen keq për tifozët

Delo.autor

“TRONDITET MERKATO”/ LIVERPOOLI ofron 100 milionë euro për lojtarin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment