Futboll La Liga Sport

Botërori 2018/ 24 gola të shënuar me kokë, kryeson mbrojtësi katalanas

Yerry Mina, është një nga lojtarët më të mirë që ka shkëlqyer me Kolumbinë në këtë Botëror që po zhvillohet në Rusi. Qendërmbrojtësi i Barcelonës, ia doli të shënojë golin e barazimit në sfidën e djeshme ndaj Anglisë, që e humbën më pas nga penalltitë.

23-vjeçari ishte vendimtar në takimin e djeshëm, pasi i dha mundësinë skuadrës që të luante edhe minutat shtesë në stadiumin e Spartakut të Moskës përballë “Tre Luanëve” të Gareth Southgate. Megjithëse, në fund triumfuan britanikët pas katër penalltive të shënuara saktë, ndërsa kolumbianët humbën dy prej tyre (3-4). Carlos Bacca ishte lojtari i fundit që gjuajti për amerikano-latinët por që topi u ndal nga portieri i Everton, Pickford.

Ky nuk ishte goli i parë i mbrojtësit të katalanasve në këtë turne, pasi ai ishte vendimtar në fitoren minimale 1-0 ndaj Senegalit dhe në avantazhin që i dha skuadrës ndaj Polonisë së Robert Levandovskit (shënoi golin e parë në fitoren 3-0). Me tre gola të realizuar, ai u konfirmua golashënuesi më i mirë i skuadrës së Pekerman. Asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur të realizojë më shumë gola se sa Mina me kokë. Duket që është specialiteti i tij më i mirë. Nga 24 gola që janë shënuar deri më tani me kokë, tre prej tyre i ka realizuar Mina, që kryeson në listë, i ndjekur pas nga John Stones i Anglisë, i cili ka shansin që t’a parakalojë tani që nuk është më në garë kolumbiani.

300 minuta la luajtur në total Yerry Mina në këtë Botëror, ku ka shënuar tri herë, duke ndihmuar skuadrën që të kalojë deri në raundin e 1/8-ave, ndërsa te Barcelona ende nuk ka fituar një vend titullari. Por, pas paraqitjes së tij fantastike në Rusi, me shumë mundësi Ernesto Valverde do të ndryshojë mendimin për 23-vjeçarin.

Related posts

SKANDAL NË TIRANA-VLLAZNIA/ Tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyhen stola Dështon ”prova” para syve të UEFA-s (VIDEO)

Delo.autor

SHERRI ALLEGRI-PAREDES/ Trajneri i Juventusit sqaron: Ja çfarë ndodhi

F.autor

LIVE/ Higuain NUK DI TË SHËNOI, humbet 11-metërsh ndaj Juventusit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment