Futboll Sport

Botërori 2018/ Këta janë pesë lojtarët që u ka rënë vlera nga paraqitja SKANDALOZE

Që prej fillimit të saj, Kupa e Botës ka qenë një platformë që ka ndihmuar lojtarët për të rritur vlerën e tyre në treg në mënyrë që të lakohen apo të blihen nga ekipet më të mëdhenj. Sidoqoftë, në këtë turne nuk ka pasur vetëm vend për rritje, por edhe shumë yje e kanë parë veten më poshtë se ku kanë qenë kur ka nisur kompeticioni.

Në këtë mënyrë, ne hedhim vështrimin te pesë lojtarë të cilët kishin shpresa të mëdha për rritje në Botërorin e vitit 2018, por që ata janë zhgënjyer dhe në këtë pikë çmimi i tyre ka rënë.

ADEM LJAJIC – Kur Botërori ishte në pikën e nisjes, shumë e shihnin Adem Ljajic-in si lojtarin kryesor ku Serbia do të mbështetej për të pasur sukses. Sulmuesi ishte në fushë për tre ndeshjet që pati Serbia në grup, por që të parën e nisi nga stoli. Ndërsa në ndeshjen finale kundër Brazilit, Ljajic u pozicionua në një rol krijues për të mbështetur Aleksandar Mitrovic, por plani që Ljajic të godiste nga prapavija Brazilin, nuk funksionoi.

Fatkeqësisht për Serbinë, Ljajic nuk u përshtat me lojën dhe nuk u pëlqye për atë që dha në këtë turne. Ai ndoshta mund të japë gjithçka në Serie A, por në Kupën e Botës tregoi se nuk është aq i talentuar.

MANUEL NEUER – Për afro një dekadë, Manuel Neuer ka garantuar portën e Bayern Mynihut duke shfaqur vlera të mëdha në kuadrat. Por, duke ndjekur dështimin e Gjermanisë që në fazën në grupe të Botërorit, i gjithë ekipi ishte në presion të madh, sidomos pasi ishin shpallur fitues të Kupës së Botës në vitin 2014.

Ishte larg pritshmërive dhe për këtë arsye 32-vjeçari Neuer ishte hija e vetvetes në këtë Botëror, sidomos pas humbjes kundër Koresë së Jugut. Qartësisht, Neuer ishte fajtor për golin e dytë të pësuar në atë ndeshje kundër Koresë së Jugut, por më parë në ndeshjet e tjera ai ka qenë i pasaktë dhe i paqendrueshëm.

RAHEEM STERLING – Lajmi i vetëm i mirë për Raheem Sterling ishte se ai pati kohë që t’i binte përqark Kupës së Botës, me Anglinë që shkoi deri në gjysmëfinale. Por, sulmuesi i Manchester City pati një paraqitje të dobët krahasuar me cilësitë e mëdha që ai ka, sidomos për atë që ai dha në Premier League me “Qytetarët” për të fituar trofeun e sezonit 2017/18.

Në ndeshjen hapëse kundër Tunizisë, Sterlind ishte ndoshta lojtari më i dobët i Anglisë, fajtor për humbjen e shumë rasteve për shënim, të cilat ishin edhe të thjeshta. Të njëjtën gjë e bëri edhe në fitoren 6-1 kundër Panamasë, ku ai nuk shërbeu për shokët e tij të skuadrës.

NICOLAS OTAMENDI – I mbushur plotë me kritika për performancën e tij te Manchester City gjatë sezonit të tij në Premier League, por jo vetëm kaq, ai ishte i pasigurt për të bërë detyrën e tij në qendrën e mbrojtjes së Argjentinës. Nicolas Otamendi ka qenë në qendër të kritikëve edhe gjatë Botërorit. Ai u provua edhe në të majtë të mbrojtjes në ndeshjet kundër Islandës dhe Kroacisë, por sërish ishte zhgënjyes për një skuadër që kërkonte fitoren e Kupës së Botës. Duke shtuar dhe gabimet e portierit, Otamendi u kthye në një zhgënjim total në këtë Botëror.

JEROME BOATENG – Para se të prekte një top në Kupën e Botës, stacionet e lajmeve në mbarë Europën po shkruanin se Manchester City dhe Manchester United ishin të interesuar për nënshkrimin me Jerome Boateng nga Bayern Mynih.

Me mbi 70 paraqitje në kombëtare, plus një mal me medalje në karrierën e tij, qendërmbrojtësi në këtë kompeticion ishte vetëm një zhgënjim total. Fatkeqësisht për Boateng, performanca e tij në Kupën e Botës ishte zhgënjyese dhe ata që kërkojnë një qendërmbrojtës duhet të kërkojnë diku tjetër.

Related posts

ASIST “MAGJIK” I SUSOS/ “Bomberi” Hernandez ndëshkon Bolognan, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË TEK BARCELONA/ Ja ofertat e “çmendura” që ka refuzuar Ansu Fati për “katalanasit”…

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Ja SUPER ndeshjet që ju bëjnë MILIONERË sot (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment