Bundesliga Futboll Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Bayern i vë syrin një tjetër lojtari britanik

Bayern Munich po vëzhgon me vëmendjen talentin britanik dhe është gati të ofrojë 12 milionë euro për Rabbi Matondo-n e Manchester City-t.

Gjigantët e Bundesliga-s kanë kohë që duan të marrin lojtarin e rritur në akademinë e Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, tani kanë shfaqur interes edhe për uellsianin.

Mësohet se bavarezët duan të përfitojnë nga situata e lojtarit, i cili akoma nuk ka arritur marrëveshjen për rinovimin me klubin anglez.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në fund të sezonit. Matondo, i cili thuhet të jetë më i shpejtë se çdo lojtar i skuadrës së Pep Guardiola-s, ka debutuar te kombëtarja gjatë nëntorit të kaluar, pikërisht ndaj U-19 të Shqipërisë.

Progresi i bërë nga Jadon Sancho dhe Reiss Nelson në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e Bayern për britanikët e rinj  të cilët janë gati të largohen nga skuadrat aktuale për të luajtur më shumë minuta.

Related posts

Zyrtare: Man City nuk beson tek aftësit e talentit 20 vjeçar Pablo Maffeo

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit del në stërvitje me klubin e Superligës së Kosovës

Delo.autor

“Përralla” e sulmuesit/ Katër muaj më parë luante në RRUGËT e Guineas, tani po sfidon NEYMAR

Isa.Autor

Leave a Comment