Futboll Seria A

Sherri përpara sfidës me Napolin, zbulohen emrat e 3 “rebelëve” te Juventus

Uebsajti italian “Dagospia”, i cili lëshoi lajmin e bujshëm se, pak orë përpara ndeshjes me Napolin, në dhomat e zhveshjes së Juventusit kishte ndodhur një sherr ku ishin përplasur nga një anë veteranët italianë të skuadrës, me tre lojtarë të huaj.

kuadrado

 

 

Madje disa prej tyre që pas kësaj përplasjeje i kishin kërkuar edhe largimin në janar klubit, gazeta “online” sjell në skenë edhe tri emrat.

Bëhet fjalë për Huan Kuadradon, Stefan Lihshtajnerin dhe Aleks Sandron, por Juventusi e përgënjeshtroi, ashtu sikurse edhe trajneri Alegri.

Generated by IJG JPEG Library

Faktet thonë se sherri mund të ketë ndodhur realisht, sepse është po kaq e vërtetë që Lihshtajner dhe Sandro janë dy lojtarë në dalje në merkaton e janarit, ndërsa Kuadrado është një ndër të pazëvendësueshmit të Alegrit.

Dhe ndoshta, ai sherr i ka bërë mirë grupit, sepse pas tij Juventusi ka nisur të paraqitet bindshëm më mirë në fushë dhe në rezultate.

Related posts

BONUCCI MBLEDH EKIPIN NË MESIN E FUSHËS/ Shikoni çfarë ndodh te Italia pas kualifikimit në çerekfinale (VIDEO)

Delo.autor

“PRESIDENTI MË PREMTOI SE DO TË SJELLË LOJTARË CILËSORË”/ Trajneri i Luftëtarit: Të hënën do të bëj seleksionimet

Delo.autor

VIDEO/ Pësoi 2 gola nga Milan, mediat vlerësojnë maksimalisht Strakoshën

Q.Autor

Leave a Comment