Futboll Seria A Sport

Carlo Ançeloti zbulon “sekretin”, Elseid Hysaj do të transferohet tek …

Karlo Ançeloti ka dalë publikisht në konferencë për shtyp si trajner i Napolit. “E pranoj me kënaqësi këtë sfidë. Napoli është një skuadër që i përshtatet filozofisë sime dhe ka një strukturë tashmë të ndërtuar. Ja kam thënë presidentit se çfarë duhet të mbajë”, ka nisur fjalën e tij numri një i pankinës së napolitanëve. Mirëpo, gjatë fjalës së tij, tekniku është kujdesur të përmendë me emër disa nga alternativat e prapavijës, por jo Hysajn. Për këtë të fundit ka treguar dëshirën: “Më duhet një mbrojtës i djathtë dhe jemi në kërkim”, është shprehur Ançeloti.

“Sekreti” – Deri më tani, aludimet për largimin e mundshëm të Hysajt ishin vetëm në kuadrin e ish-trajnerit të tij, por e thënë edhe nga vetë Ançeloti se ka nevojë për një të djathtë, shqiptarit duket se i doli zbuluar sekreti që është përmendur deri më tani nga mediat. Momentalisht, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nisur fazën përgatitore me Napolin dhe është duke u përgatitur normalisht për sezonin e ri. Ndonëse menaxheri apo çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e lidhin më së shumti me një transferim drejt Londrës.

Pedula – Eksperti i merkatos Italiane, Alfredo Pedulla, ka konfirmuar se shqiptari do të nisë të diskutohet pas zyrtarizimit të Sarrit. “Në momentin që Sarri do të zëvendësojë zyrtarisht Konten dhe do të nisë punën te Çelsi, do të flitet edhe për Elseid Hysajn”, ka shkruar gazetari dhe eksperti italian i merkatos. Në këtë mënyrë, çdo ditë e më shumë po renditen fakte për një divorc mes Hysajt dhe Napolit.

 

Related posts

Çështja Ampadu, Chelsea përfundon në gjyq për rekordmenin 17-vjeçar

Q.Autor

SASSULO-INTER/ “Zikaltërit” synojnë të vazhdojnë udhëtimin me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MESSI E DO NË SKUADËR/ Klubi kundër lojtarëve, POGBA përçan Barcelonën

Isa.Autor

Leave a Comment