Futboll La Liga Sport

“TASHMË JAM UNË QË…”/ Benzema fshin CR7-ën nga kujtesa e Real Madridit

Në një intervistë të dhënë për “Telefoot”, sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema është rikthyer të flasë për largimin e portugezit legjendar Cristiano Ronaldo dhe pasojat e transferimit të tij.

Sipas Benzema, transferimi i CR7 te Juventus ka çelur një kapitull të ri te Real Madrid për vetë francezin, përgjegjësitë e të cilit tashmë janë shumëfishuar.

“Largimi i Cristiano Ronaldos qartësisht ka rritur përgjegjësitë e mia. Tashmë duhet të jem unë ai që bën diferencën dhe po përpiqem ta bëj”, deklaroi Benzema, i shndërruar në bomberin e Los Blancos.

Sulmuesi francez deri tani numëron 19 gola të realizuar në 39 ndeshje, po aq sa Cristiano Ronaldo me fanellën e Juventus. Edhe asistent në zonën e golit flasin po ashtu pozitivisht, duke bërë që francezi të numërojë 7 pasime të fundit të shndërruar në gola mes La Liga, Champions League, Copa del Rey dhe Botërorin për klube. Një sezon i nivelit absolut ky për francezin Benzema, me përgjegjësitë e marra thuajse në perfeksion.

Related posts

E BUJSHME/ UEFA ndëshkon Bullgarinë për koret raciste të tifozëve në përballjen me Anglinë

Delo.autor

RAMSEY FIRMOS PARA-KONTRATË/ Ja rroga e frikshme që do të fitojë tek klubi i ri

Delo.autor

TOTTENHAM “FALI” FITOREN/ Mourinho nervozohet me gazetarin pas ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment