Futboll Sport

CAVANI largohet nga PSG? Flet trajneri i francezëve dhe zbulon gjithçka…

Thomas Tuchel ka folur për Edinson Cavanin. Trajneri i Paris Saint Germain ka mohuar kategorikisht mundësinë e largimit të sulmuesit uruguajan nga klubi francez. Një nga opsionet e largimit ishte Real Madrid, pasi spanjollët kërkojnë të zëvendësojnë Cristiano Ronaldon e larguar.

“Kam folur me Edinsonin para disa ditëve dhe ai nuk më tha asgjë rreth një largimi. Ai më tha se mezi po priste të na bashkohej dhe se dëshiron të fitojë gjithçka me skuadrën tonë. Ai është lojtar kyç për ne dhe as nuk e mendojmë ta shesim atë”, ka deklaruar tekniku i PSG-së.

 

Related posts

Grezda: Penalltia vendosi ndeshjen, por kemi humbur të gjithë

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Vlen 70 milionë euro dhe e ardhmja e tij mund të varet nga… DIELLI

Isa.Autor

“MOS TË BËJMË BUDALLALLËQE”/ Gatuzo i bën thirrje ekipit: Mjaft me Barçën dhe Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment