Futboll Sport

Kroacia fton heronjtë e 1998-ës për finalen, në Moskë shkon edhe një SHQIPTAR

Kanë kaluar 20 vjet, por futbolli kroat është gati për një tjetër emocion të madh. Në 1998 vrulli i Davor Shuker me shokë u ndal në gjysmëfinale nga Franca, e cila më pas u shpall kampione bote. Dy dekada më pas historia e kësaj përballje përsëritet, por tani vlen një Kupë Bote.

Me rastin e finales të së dielës, Federata Kroate e Futbollit ka ftuar pikërisht heronjtë e 1998-ës. Në listën prej 20 lojtarësh janë emrat më të mëdhenj të futbollit kroat të viteve 90-të, teksa figuron edhe Ardian Kozniku. I lindur në Gjakovë, sulmuesi i natyralizuar kroat, ishte pjesë e atij ekipi që dy dekada më parë i bëri të gjithë nga pak tifozë të Kroacisë.

Lista e 23 lojtarëve të grumbulluar në 1998: Drazen Ladiç, Marijan Mrmiç, Vladimir Vasilj, Goran Juriç, Zvonimir Soldo, Slaven Biliç, Igor Stimaç, Dario Simiç, Igor Tudor, Ante Seriç, Robert Jarni, Zoran Mamiç, Krunoslav Jurçiç, Mario Staniç, Silvio Mariç, Robert Prosineçki, Aljosha Asanoviç, Zvonimir Boban, Davor Shuker, Ardian Kozniku, Goran Vlaoviç, Petar Krpan.

Related posts

Ricciardo shikon mundësitë e tjera, pavarësisht fitores me Red Bull

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Talenti Leao realizon golin e vitit dhe ndëshkon Beneventon (VIDEO)

Delo.autor

‘Bomba’ vjen nga Italia, Donnarumma ka kërkuar largimin, ja klubi i ri?

Q.Autor

Leave a Comment