Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi beson përpara transfertës me Qarabakun

90 minuta drejt ëndrrës. 90 minuta për të luftuar për historinë. Arena e duelit do të jetë “Tofig Bahramov Republican stadium” në Baku. Kukësi përballë Karabakut me besimin se mund t’ia dalë të bëjë surprizën.

Gjithçka nis nga barazimi 0-0 në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Një takim i luajtur me shumë kujdes nga trajneri Cungu, i cili e rreshtoi skuadrën në fushë me synimin e vetëm që të mos pësonte gol.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në takimin e kthimit në Azerbajxhan. Kukësi do të luajë për të mbajtur portën të paprekur. Objektivi nuk do të jetë i lehtë të realizohet. Edhe sepse Karabaku do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të zhbllokuar ndeshjen.

Megjithatë, Kukësi ka në krahun e vet edhe avantazhin se për çdo minutë që kalon, presioni do të jetë në anën e kundërshtarëve. Me ekipin e Ansi Agollit që do të kërkojë të mbyllë çdo diskutim brenda kohës së rregullt, hapësirat në dispozicion të veri-lindorëve nuk do të mungojnë.

Një arsye përse të besuarit e Cungut duhet të besojnë. Arma më tepër e kuksianëve në takimin e kthimit do të jetë padyshim Regilando. Bomberi i afruar gjatë verës, pas dy sezoneve mbresëlënëse me Luftëtarin dhe Laçin do të ketë detyrën e finalizimit të aksioneve, që në Shkodër nuk munguan.

Për Kukësin, objektivi është të mos pësojë gol. E udhëhequr nga kapiteni Shameti, skuadra do të krijojë një digë përpara portës së Frashërit. Më tej, ndoshta mund të jetë radha e gardianit që të provojë të bëhet hero nëse do të vijë ruleta e penalltive. Kukësi i ka menduar dhe po përgatitet edhe për ekzekutimet e 11-metërshave, për të qenë gati dhe me shpresën se do të befasojë në Azerbajxhan.

Related posts

ISHTE SKANDAL/ NAPOLI u shkatërrua nga LIVERPOOLI, HYSAJ e ka “pisk” me…

Isa.Autor

TENIS/ Nadal më i mirë në histori, Medvedev synon të zbresë Djokovic nga froni

Delo.autor

Nagatomo lojtar i Galatasaray, për 2.8 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment