Futboll Premier League Sport

Low e la jashtë Botërorit/ Ylli i Manchester Cityt bën trajnerin e Gjermanisë për “ujë të ftohtë”

Mesfushori gjerman i Manchester Cityt Leroy Sane nuk ka ndërmend të argëtohet në SHBA ku ekipi i tij dhe shumë klube të njohura europiane po konkurojnë për turneun miqësor “International Champions Cup”. 22-vjeçari tregoi se është njëri prej futbollistëve më premtues dhe se Guardiola ko më kot i beson atij. Në takimin e djeshëm me Liverpoolin, Sane shënoi pas një vrapimi të papërmbajtshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes së “Të Kuqve”. Kampionët e Anglisë u mundën me shifrat 2-1 nga nënkampionët e Europës, por tekniku katalanas është i qetë për gadishmërinë e plotë të futbollisti gjerman për sezonin e ri.

Goli i shënuar ishte në një farë mënyre një mesazh i drejtpërdrejtë për teknikun e Gjermanisë Joachim Low, i cili nuk e thirri Sanenë në Kampionatin Botëror me justifikimin se kampionët e botës triumfojnë vetëm me lojtarë që respektojnë frymën e grupit. Por skualifikimi i turpshëm që në grupe i ka dhënë të drejtë talentit gjerman, i cili e ka bërë Loë ” të pendohet” më tepër.

Related posts

DERBI I “MADONINËS”/ Lukaku kërkon golin e rekordit kundër Milanit

Delo.autor

Drejtoi makinën nën efektin e alkoolit/ Tottenhemi DËNON RËNDË Hugo Lorisin

Isa.Autor

GOL PËR ÇMIMIN “PUSHKASH”/ Shqiptari i Dinamos së Zagrebit dhuron SPEKTAKËL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment