Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi-Qarabag: Ja si do rreshtohen skuadrat në “Loro Boriçi”

Endrra e madhe e Kukësit është pjesmarrja në grupet e Europa Leagues dhe për t’iu afruar këtij objektivi historik duhet kaluar raundi i 2-të eliminator i Champions Leagues ku përballë është një pengesë për t’u vlerësuar maksimalisht si Qarabagu. Paraqitjet e ofruara në dy takimet ndaj Vallettas i kanë ulur disi dozat e optimizmit tek blutë, megjithatë besimi vijon të mbizotërojë tek lojtarët të cilët janë të bindur se Kukësi i ka mundësitë për të shkuar përtej këtij raundi.

Trajneri Armando Cungu nuk e preku skemën taktike të Pacult në ndeshjen e dytë ndaj maltezëve, por tashmë situata ka ndryshuar, tekniku shkodran e njeh më nga afër ekipin dhe do të kërkojë që formula taktike t’i përshtatet forcës së kundërshtarit. Gjasat janë që Kukësi të zbresë në fushë me 5 lojtarë në repartin e mbrojtës, pra më dy anësore dhe tre qëndërmbojtës që do të jenë Alla, kapiteni Shameti dhe Qaqi. Mesfusha do të formohet nga 4 futbollistë që me shumë mundësi do të jenë Çyrbja, Dzaria, Musolli dhe Cordeiro i cili do të improvizohet si mesfushor i majtë, ndërsa i vetëm në sulm do të vendoset Sebino Plaku.

I sapoardhuri Reginaldo pritet ta nisë nga stoli, ndërsa i pezulluar është Vangjel Zguro. Në anën tjetër ka shumë gjasa që të mos jetë titullar Ansi Agolli me trajnerin Gurbanov që do ja besoj krahun e majtë të mbrojtjes haitianit Guerrier, ndërsa në portë pritet të debutojë portieri i përfaqësueses së Islandës, Halldorson. Nën skemën 4-2-3-1 në majën e sulmit do të jetë Madatov .Kjo sfidë mjaft e rëndësishme për Kukësin do të luhet këtë të mërkurë në orën 19 në stadiumin e qytetit të Shkodrës “Loro Borici”.

Related posts

“RILINDJA NIS NGA STADIUMI I RI”/ Presidenti i Milanit gëzon tifozët me deklaratën e fundit

Delo.autor

KUALIFIKUESET EURO 2024/ Sylvinho: Do të kemi një skuadër 100% kuqezi më zemër e shpirt

F.autor

PRETENDONTE SE ISHTE PËRDHUNUAR NGA NEYMAR/ Por modelja mund ta pësojë keq, ja akuzat që merr

Delo.autor

Leave a Comment